E gjitha ndodh për një arsye! Gent Fatali rrëfen pse është shkëputur nga muzika

21/05/2020 20:51

Nuk kishte ndodhur më parë, që reperi Gent Fatali, të qëndronte nëntë muaj pa publikuar një këngë. Mirëpo, e gjitha e ka një shpjegim, Genti është duke u marrë me biznes, ndaj dhe ka qëndruar kaq larg muzikës. Këtë gjë ai e zbuloi në studion e emisionit “Ftesë në 5”, në një bashkëbisedim me Bieta Sulon. Mbi të gjitha Genti e pranoi se biznesi po i merr shumë kohë dhe po shpenzon shumë energji.

“Jam në një periudhë që po ndërroj disa gjëra familjare, edhe po i kushtoj më shumë kohë kësaj pjesës. Për këtë arsye jam distancë pak, sepse po i kushtoj më shumë rëndësi këtyre gjërave. Po merrem me biznese të tjera që po më marrin shumë kohë dhe po shpenzoj energji”, tha reperi.

Top Channel