Rusia godet me raketa balistike dhe dronë objektiva civile, përfshihet nga flakët edhe kompleksi ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun juglindor të vendit.
Dalja e përroit në fshatin Porodinë bëri që uji të vërshojë më rrugët e fshatit duke shkaktuar edhe dëme për banorët.
Oborret e banesave në anë të këtij përroi por edhe kasollet e bagëtive janë përmbytur ndërsa banorët tregojnë se kjo situatë edhe pse përsëritet shpesh i ka gjetur të papërgatitur.
Pas sinjalizimit për situatën është dashur ndërhyrja me fadroma dhe eskavatorë për të pastruar përroin dhe ulur nivelin e ujit i cili vërshoi si pasojë e bllokimit duke shkaktuar dëme për 15 familje dhe gjënë e gjallë.
Reshjet e shumta të paradites së sotme kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve edhe në aksin rrugor Lin-Pogradec. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë në kryqëzimet e fshatrave me aksin nacional. Ujëra që kanë sjellë me vete edhe inerte duke e bërë të vështirë kalimin e mjeteve ndërsa u desh ndërhyrja me mjete për normalizimin e situatës. /Dhorjela Cule/
Top Channel