Modeli i Oxford/ Në nëntor, disfata e madhe e Trump

21/05/2020 18:20

Ekonomia është shndërruar nga aseti ndoshta më i madh i presidentit Donald Trump, në dobësinë e tij më të madhe.

Papunësia po rritet. Shpenzimet e konsumatorëve po bien dhe GDP po pëson kolaps. Historia tregon se trendet e rënies ekonomike, si ky i tanishme, kanë rezultuar fatale për presidentë në detyrë që kërkojnë rizgjedhjen.

Recesioni nga koronavirusi, do të bëjë që Trump të përballet me një humbje historike në nëntor, parashikon një model i Oxford Economics. Modeli që përdor papunësinë, të ardhurat dhe inflacionin për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve, parashikon se Trump do të humbasë me diferencë të thellë, duke marrë vetëm 35 për qind të votës popullore. E kjo, është një kthesë e madhe krahasuar me modelin e parashikimit të parakrizës që tregonte se Trump do të fitonte me rreth 55 për qind të votave. E kjo do të ishte performanca më e dobët për një president në detyrë në një shekull.

Do të duhej asgjë më pak se një mrekulli ekonomike në mënyrë që Trump të rifitojë në nëntor– shkruan Oxford Economics në raport, duke shtuar se ekonomia do të jetë një pengesë thuajse e pakapërcyeshme për Trump. Modeli ka parashikuar me korrektesë votën popullore në çdo zgjedhje që nga viti 1948.

Top Channel