Polici amerikan përdhunon femrat që mori për xhiro me makinën e patrullës

21/05/2020 20:50

Një oficer policie në detyrë mori në makinën e tij të punës dy femra që i njihte dhe më pas i përdhunoi, u tha sot në gjyqin e tij.

46 vjecari Shawn Mcarthy, i sulmoi gratë në vitin 2012 kur punonte për policinë e transportit të Boston, SHBA. Krimet e tij u zbuluan rastësisht vitin e shkuar.

Mcarthy-t iu lexuan sot akuzat e përdhunimit, ku thuhej se kishte marrë dy femrat rreth 20-vjeçe, të cilat kishin konsumuar alkool.

Ai i kishte ofruar atyre një shëtitje me makinë, edhe pse ishte këshilluar për të kundërtën nga një tjetër oficer që ishte me të.

Mcarthy i kishte shëtitur vajzat me makinën e punës me dritat speciale ndezur, para se të ndalonte në një parkim, ku ato duhet të shkonin në tualet.

Në këtë moment polici u egërsua, duke i thënë vajzave se nuk kishte rrezikuar punën e tij “për asgjë” dhe kërkonte “shpërblimin e tij”.

Mcarthy kishte përdhunuar një prej vajzave duke e mbështetur në makinën e tij, ndërsa tjetrën në sediljen e pasme të makinës. Pas sulmeve seksuale, dy vajzat i thanë policisë se kishin pranuar kërkesat e Mcarty, pasi frikësoheshin se do t’i fuste në telashe nëse refuzonin.

Krimet e tij dolën në sipërfaqe vetëm në vitin 2019, kur një nga viktimat aplikoi për punë në një agjenci policore dhe tregoi atë që kishte ndodhur.

Polici me 19 vjet eksperiencë dha dorëheqjen nga posti në dhjetor pas daljes së akuzave. Gjyqi i tij vazhdon.

FOTO GALERI
1/3
Mcarthy kishte përdhunuar një prej vajzave duke e mbështetur në makinën e tij, ndërsa tjetrën në sediljen e pasme të makinës

Top Channel