Maliqi-Leshajt: Kush ishte kriminel te Teatri Budina, Liçaj apo Kryemadhi?

21/05/2020 13:31

Në seancën plenare të zhvilluar në Kuvend, Lefter Maliqi, ish- drejtor i burgjeve i ka kthyer përgjigje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend, sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.

Lefter Maliqi: Këtu po shikoni një aktrim të pështirë duke u përdorur gomarë e mamuth e ça nuk po përdoret, disa kanë përfunduar dhe universitetet në perëndim. Më habiti se si fliste ministri me kaq butësi i rendit publik, më kujtonte kur kam qenë në polici, kriminelët që kur ishin në turmë bënin të fortën por ku i kapje bënin sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Se unë kam qenë pedagog i taktikës. A ka krim më të pështirë të çosh policinë në mes të natës. Të çosh forcat RENEA, ku lejohet. Forcat e RENEA-s dërgohen vetëm ndaj terroristëve, pengmarrësve, krimit të organizuar dhe vrasjes, kush ishin kriminelët, Budina, Licaj, Kryemadhi? Këta po ju marrin lirinë, po ju marrin pronën. I them zotit Lleshaj mund të kesh fatin e Tahirit apo të tjerëve megjithëse Tahiri u përdor nga beu i Surrelit.

Top Channel