Për dy vite na e paska mbajtur të fshehtë/ Gent Fatali na prezanton me të dashurën

21/05/2020 20:52

Shumë foto kemi parë, por ata asnjëherë nuk e kanë pranuar që janë në një lidhje. E kemi fjalën për reperin Gent Fatali dhe Rozafa Zefin. Mirëpo në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Genti vendosi të thyente heshtjen dhe pranoi se ka dy vite që është në një lidhje me Rozafën.

I pyetur nga Bieta, se me kë ka komunikuar më së shumti në telefon, këtë kohë në karantinë. “Rozafën”, u përgjigj Genti.

“Dy vite kam me Rozafën. Jemi parë këto ditë me Skype, por nuk jemi takuar, për shkak të koronavirusit. Me Rozafën kam komunikuar më shpesh në telefon”, tha Genti.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel