Gjyshja urdhërohet të fshijë fotot e nipërve të postuara pa lejen e prindërve

21/05/2020 21:20

Një grua është detyruar të fshijë fotot e nipërve të saj që kishte postuar në rrjetet sociale pa lejen e prindërve, vendosi sot një gjykatë në Hollandë.

Çështja përfundoi në gjykatë pas prishjes mes gjyshes dhe bijës së saj.

Gjykatësi argumentoi vendimin e tij si “qëllimi kryesor” i ligjit të BE për Mbrojtjen e Të Dhënave të Përgjithshme.

Një ekspert tha se vendimi reflektonte pozitën që Gjykata Evropiane ka mbajtur prej disa vitesh.

Nëna e fëmijëve i kishte kërkuar disa herë gjyshes të fshinte fotot e fëmijëve që kishte postuar në Facebook dhe Pinterest, por nëna e saj kishte refuzuar.

Ligji evropian nuk aplikohet për të dhënat “tërësisht personale” apo “familjare”, por kjo nuk u përfshi në përjashtim pasi postimi i fotografive në mediat sociale i bën ato të hapur për audiencë të gjerë, sipas gjykatës.

Tashmë gruaja duhet të heqë fotot dhe të paguajë një gjobë prej €50 për çdo ditë që nuk zbaton urdhërin, duke arritur në një maksimum prej €1,000.
“Besoj se vendimi surprizon shumë njerëz të cilët nuk mendojnë shumë para se të postojnë çdo foto që zotërojnë,” tha Neil Brown, avokat i teknologjisë së kompanisë Decoded Legal.

Top Channel