E diel, 24 Maj 2020
18:00
Denisi largohet nga PërPuthen

“PërPuthen” në “E Diell” ka hyrë në një fazë mjaft të nxehtë. Denisi, djali nga Tropoja i cili ka tërhequr jo pak vëmendjen e vajzave me pamjen e tij tërheqëse është larguar nga emisioni.

17:36
Deklarata e fortë e ministrit Wang Yi: Kina dhe SHBA në prag të luftës

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në prag të një “lufte të re të ftohtë”, paralajmëroi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe shprehu keqardhje për tensionet e rinovuara me Uashingtonin për shkak të pandemisë koronavirus.

17:29
Werner i ‘magjishëm’, tripletë ndaj Mainz

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për miqtë ku goli i parë do të shënohej në minutën e 11 nga Timo Werner.

17:24
Ndërron jetë ish-deputeti i Paritisë Socialiste

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste në vitin 2001-2005, Niko Faber.

17:21
Tayna: Jam bakllavaja për të cilën keni nevojë! (FOTO)

Tayna është një nga figurat më seksi të showbizit shqiptar.

17:16
Alesia Bami reagon ashpër pas sulmit të Xhensila Peres

Dikur bashkë tek “Missi”, por tashmë marrëdhënia mes balerinës Alesia Bami dhe ish banores së Big Brother Xhensila Per, duket se është krisur. Kjo, pasi në një intervistë Xhensila ka thënë se Alesia për të është moderatorja më e pa aftë dhe teksa prezanton, duket sikur  është në kafe. Në “E Diella Proces”, ku Alesia […]

17:14
Avioni izraelit zbarkon në Turqi për herë të parë pas 10 vjetësh

Avioni i linjës ajrore izraelite El Al zbarkoi në Turqi të dielën, për herë të parë pas 10 vjetësh dhe pas një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis dy vendeve.

16:59
Këngëtarja e njohur tregon se si ktheu mamanë nga ortodokse në myslimane

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ishte e ftuar në emisionin “E Diell”. Ajo  është një nga personazhet e famshëm, që e ka agjëruar muajin e Ramazanit. Madje, pak ditë më parë, në Natën e Kadrit, ajo i bëri thirrje të rinjve që të luteshin tek Zoti

16:51
Lila zbulon kushtin që i ka vendosur komshiut Sadiku, ‘mos më trokit për farë kosi”

Mbrojtësi i kombëtares Andi Lila, ishte i ftuar në emisionin “E Diell”. Produksioni i “E Diell”, kishte organizuar një drekë Bajrami me personazhe publike t që agjërojnë.

16:49
Vitrina e Librit/ Kapitulli i Amerikës –Fatos Kongoli

Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë, “Iluzione në sirtar”.

16:43
A e lufton Remdesivir Koronavirusin?! Del raporti i fundit

Gati një muaj pasi shkencëtarët amerikanë pretenduan se një ilaç eksperimental kishte ndihmuar pacientët e sëmurë rëndë me coronavirus, tashmë kanë publikuar hulumtimin e tyre.

16:35
Aktori i famshëm tregon përse bashkëshortja ja fali tradhëtinë

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

16:24
A ke menduar erotikisht për Brikenon?”/ Margaret: Nëse do të ishte…

“PërPuthen” në rubrikën “E Diell”, ka qenë në risi e vërtetë këtë sezon. Konkurrentët e saj, kanë arritur që të rrëmbejnë zemrat e të gjithë publikut.

15:49
Grenell do të dorëhiqet nga posti i ambasadorit në Gjermani ?

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell po planifikon që të dorëhiqet nga kjo pozitë në javët e ardhshme, dy vjet pasi mori këtë post, raportoi sot agjencia gjermane e lajmeve, Dpa duke u thirrur në burime.

15:45
Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5,1 të Rihterit ka goditur provincat Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në perëndim të Iranit, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

15:42
Vetëm 36-vjeç/ Mark Zuckenberg, njeriu i tretë më i pasur i botës

Në moshën vetëm 36 vjeçare, Mark Zuckenberg është njeriu i tretë më i pasur i botës.

15:39
Tërmeti i shtatorit u shembi shtëpinë, Veliaj i jep çelësat e banesës së re familjes në Pezë Helmes

Duke filluar nga java e ardhshme, Bashkia e Tiranës do të rinisë punën për ndërtimin e 800 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues, që goditi vendin tonë vjeshtën e vitit 2019. Lajmin e mirë e dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga Pezë Helmesi, ku i dorëzoi çelësat e banesës së re familjes Kalleshi. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, Emini, bashkëshortja Elsa dhe katër fëmijët e tyre, do ta festojnë Bajramin në shtëpinë e tyre të re. Së shpejti, edhe shumë familje të tjera, të cilave iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti, do të kenë fatin e mirë të familjes Kalleshi.

15:34
Zbardhet plagosja e të riut në Kavajë/ Arrestohet autori kryesor, sekuestrohet një antiplumb, dy makina dhe…

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 29- vjeçari M. Xh.

15:29
Tragjike në Korçë/ 20-vjeçarja i jep fund jetës, gjendet e vetëvarur nga familjarët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Korçë.

15:24
Fier/ Var veten me çarçaf në tualetin e burgut, ndërron jetë në spital 51-vjeçari

Burime bëjnë me dije se një 51 vjeçar vari veten me çarçaf në tualetin e mjediseve të paraburgimit Fier dhe ndërroi jetë në spital.

15:05
Sinjali i internetit 5G – çfarë planesh ka Europa Juglindore?

Një nga teoritë konspirative më të përhapura, por edhe më lehtë për t’u hedhur poshtë mbi virusin Corona është që COVID-19 në të vërtetë shfaqet për shkak të sinjalit 5G. Kudo në Europë janë bërë peticione kundër 5G.

14:54
Aktori i njohur turk uron Bajramin në gjuhën shqipe (Foto)

Ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë anë e mbanë botës festojnë festojnë Fitër Bajramin.

14:47
Basha drejt Greqisë, e kërkon Panathinaikos!

Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë. Pas Ergys Kaçes “jeshilët” nga Athina do të tentojnë të afrojnë në skuadrën e tyre një tjetër mesfushor shqitar që në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e kombëtares kuqezi.

14:39
Vaksina kundër Covid-19, shkencëtarët në Rusi e testojnë mbi trupat e tyre

Shkencëtarët në Rusi kanë kryer testimin e parë jozyrtar të një vaksine kundër Covid-19 dhe ata thonë se është efektive.

14:30
Tritan Kalo: Jemi gati në çdo çast për t’ia dalë me sukses sfidës ndaj covid-19

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, në një mesazh për koronavirusin, shkruan në “Facebook” se vijimësia është mjaft e sigurt.

14:21
Covid-19 në Amerikën Latine, 700 mijë të prekur

Pandemia e koronavirusit vazhdon të mbajë në ankth vendet në të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë regjistruar 1127 viktima vetëm në 24 orët e fundit.

14:19
9 arsye pse të puthurit është e shëndetshme

Këto këshilla pse të puthurit mban çdo çift të fortë-fizikisht dhe mendërisht.

14:15
SHBA dhe Kina, një hap larg luftës së ftohtë!

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë vetëm një hap larg luftës së ftohtë. Kështu deklaroi ministri i jashtëm kinez, Uang Yi, duke shpjeguar se të dyja vendet nuk duhet të kenë konflikte dhe të bashkëpunojnë në një logjikë të respektit reciprok.

14:10
Fitër Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava apel për zbatimin e masave anti-Covid

Pa namazin e faljes së Fitër Bajramit ka nisur festa e përmbylljes së Ramazanit këtë vit në Kosovë.

14:08
Pse njerëzit po shokohen nga kjo foto e Khloe Kardashian…

Një foto post-karantinës nga Khloe Kardashian dhe njerëzit vërshuan me komente të tipit: KUSH JE TI?

14:02
Falja e namazit në xhami dhe sheshe/ Festa e Fitër Bajramit nëpër Shqipëri

Në Durrës besimtarët myslimanë, ashtu si në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin.

13:58
20 gjërat më të çuditshme/ Do të duhet t’i shihni dy herë

Fotografët që i kanë kapur këto detaje kanë aftësi të jashtëzakonshme të vëzhgimit, pasi ata vunë re diçka të çuditshme dhe ishin të shpejtë mjaftueshëm sa duhet për të nxjerrë kamerat për të kapur ngjarjen.

13:53
Covid-19 në Kosovë/ ​Nëntë pacientë të shtruar në spital, një 59-vjeçar në gjendje kritike

Janë nëntë pacientë me koronavirus të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive, tre nga këta po trajtohen në kujdesin intensiv, ndërsa një 59 vjeçar është në gjendje kritike.

13:46
“Bekuar qoftë Shqipëria dhe shqiptarët”/ Rama uron myslimanët: Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja, i dhëntë dritë e forcë çdo familje

Kryeministri i vendit, Edi Rama, uron të gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë festive.

13:44
Mbaron seanca për Luan Dacin/ Flasin avokatët: Nuk ka asnjë vepër penale, pasi…

Ka përfunduar seanca ndaj Luan Dacit, ku ndryshe nga hera e kaluar gjyqtari ishte prezent, kjo pasi nëse nuk do ishte i pranishëm, do t’i humbej mundësia për të ankimuar. Avokatët e tij Jordan Daci dhe Andi Dura kanë folur për mediat.

13:35
Meta uron Fitër Bajramin: Gëzuar të gjithë bashkë, begati e paqe sociale!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vjen me një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë të cilët festojnë sot Fitër Bajramin.

13:29
“Kjo kategori ka afat deri më…”/ OSHEE: Rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje

Kompania OSHE bën me dije se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje, të dhëna këto nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal

13:27
Lindje-Perëndim: Kriza e koronavirusit dhe roli i OBSH-së

Donald Trump ishte ndër të parët që ngriti dyshime për reagimin e OBSH-së ndaj pandemisë së koronavirusit.

13:14
Pandemia dhe izolimi rrisin problemet në shëndetin mendor

Përveç problemeve shëndetësore që COVID-19 ka sjellur për miliona njerëz në botë, është edhe një pjesë e madhe që ka përjetuar edhe probleme me shëndetit mendor, thotë psikologu Dashamir Bërxulli në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

13:12
16 gjërat idiote për të cilat gratë shpenzojnë para

Një grua gjatë gjithë jetës së saj do të shpenzojë rreth 15,000 dollarë vetëm për make up-in, por kjo nuk është e vetmja gjë që për të cilën gratë harxhojnë para.

13:05
Trejsi Sejdini reagon për videon erotike që po çmend rrjetin (FOTOT)

Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara në Shqipëri.

13:05
Sekretet që fshehin logot e famshme

Një logo është fytyra e një marke. Kjo është arsyeja pse projektuesit punojnë me të vërtetë gjatë për të krijuar një logo të thjeshtë dhe të lehtë për t’u kujtuar.

12:57
Libi, milicët e Haftarit bombardojnë kryeqytetin Tripoli

Milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, bombarduan aeroportin Mitiga në Tripoli, mëngjesin e Fitër Bajramit.

12:47
Kryemadhi uron Fitër Bajramin: Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!

Një tjetër urim i veçantë vjen për festën e Fitër Bajramit nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

12:45
Kurti: Urojmë që së shpejti të hapim kufijtë e Kosovës për bashkatdhetarët tanë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe shefin e stafit të tij, Luan Dalipi, sot kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Evropa dhe Australia.

12:39
Braçe uron ndryshe Fitër Bajramin: Nuk është festa e vrasësve, hajdutëve apo mashtruesve! E mbani mend se sa….

Edhe zv. kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët mysliman për Fiter Bajramit.

12:36
(FOTOT) Protesta në Hong Kong/ Policia përdor gazin lotsjellës mbi qindra demonstrues

Policia në Hong Kong ka përdorur gazin lotsjellës kundër protestuesve që merrnin pjesë në demonstratën e parë pro demokracisë që kur Kina njoftoi planet për të aplikuar një ligj të ri për sigurinë në territor.

12:33
Indikacionet e para mbi efektivitetin e vaksinës kundër COVID-19, mund të jenë gati në…

Indikacionet e para mbi efektivitetin e një vaksine potenciale kundër koronavirusit, mund të dihen gjatë vjeshtës, tha kreu i aleancës së vaksinave GAVI.

12:27
Festa e Fitër Bajramit/ Falja e namazit në xhami dhe sheshe me protokollin e masave anti-covid

Pavarësisht vështirësive në respektimin e muajit të shenjtë të ramazanit për shkak të pandemisë COVID 19, në ditët e fundit deri në faljen e Bajramit të gjithë besimtarët mysliman në Shqipëri, patën mundësinë që ta falin namazin e Fitër Bajramit në xhamia dhe në sheshet e tyre me një protokoll masash mbrojtëse të ministrisë së shëndetësisë.

12:24
Spanjë, rinis La Liga/ Qeveria spanjolle jep lejen për në datën 8 qershor

Pasditen e së shtunës, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri të ditur rikthimin e futbollit duke nisur nga data 8 qershor.

12:19
Shenja e një brezi/ Sonte në “Exclusive” një dokumentar për Kujtim Spahivoglin

“Exclusive” sjell sonte në mbrëmje Jetën dhe karrierën e Kujtim Spahivoglit përmes rrëfimit të miqve, kolegëve të skenës dhe bashkëshortes se tij.

12:19
Koronavirusi i ri/ Studimi: Shkatërrues për gratë

Koronavirusi i ri, duket se është më vdekjeprurës për burrat, por, në anën tjetër, gratë janë ato që po mbajnë peshën më të rëndë të kësaj pandemia.

12:13
Fitër Bajrami nëpër botë/ Një festë ndryshe për të gjithë besimtarët myslimanë

Në xhaminë e madhe në Prishtinë, u mbajt ceremonia e faljes së namazit me rastin e Fitër Bajramit.

12:13
Shkodër, mesazhi i Myftiut Sytari për Fitër Bajram

Në Shkodër besimtaret myslimane falen namazin e Fitër Bajramit në xhamitë më të afërta!

12:02
Foto/ Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua gjatë natës në Vlorë

Rreth orës 4 të mëngjesit policia e Vlorës njoftoi për vrasjen e një 25 vjeçari. Mësohet se viktimë e atentatit ishte shtetasi Kristian Breshanaj, personi që shihni në foto.

11:49
Deklarata nga laboratori në Wuhan: Kishim viruse por jo Sars Cov 2!

Instituti kinez i virologjisë në qytetin ku edhe u shfaq së pari covid 19, ka patur tre viruse të gjalla të lakuriqëve të natës por asnjë prej tyre nuk përputhet me atë që po shkakton kaos në të gjithë botën, thotë drejtoresha e institutit.

11:49
Video/ Kapet një peshkaqen në Vlorë, peshkatarët: Nuk është i rrezikshëm

Një peshkaqen ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit.

11:31
Treguan gjithçka, 17 rastet kur vajzat u turpëruan në publik (FOTOT)

Të guxosh në veshje, do thotë të marrësh parasysh edhe pasojat.

11:29
“Të iki se na ka çarë kokën”/ Pipero i përgjigjet Erion Kristos: E vërtetë që dielli dhe ajri…

“Ajri të shëron? Po, Dielli të shëron? Po. Piperi të shëron? Joo, epo ik Pipero se na çave kokën”, kështu tha dje Erion Kristo në një lidhje live në facebook, ndërkohë që u përplas dhe me policinë për të hyrë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

11:13
Basha uron besimtarët myslimanë nga Shkodra: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës e të besimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në Myftininë e qytetit verior, me rastin e festës së Fiter Bajramit.

11:06
​Vetëm 80 % e zyrtareve publikë deklaruan pasurinë, shtyhet afati për shkak pandemisë

Jo të gjithë zyrtarët e lartë publik e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë e Kundër Korrupsionit deri më 31 mars kur ka qenë afati i fundit për deklarim, pasi që kjo Agjenci ka shtyrë këtë proces deri në një afat të pacaktuar për shkak të pandemisë.

11:05
CoVid-19/ 9 raste të reja, dje viktima e 32-të

9 raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.

11:03
Pukë/ Terrorizoi banorët duke gjuajtur me kallashnikov, arrestohet i riu

Qëlloi me armë zjarri në ajër duke krijuar panik tek banorët, identifikohet dhe arrestohet nga Policia 23-vjeçari.

11:01
(Emri+Detajet) Shqiptari në SHBA shpëton nga koronavirusi, por humb jetën tragjikisht në aksident

Një shqiptar ka humbur jetën në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

10:57
Rastet në grupin e klubit të natës në Seul rriten në 225

Numri i rasteve të lidhura me një infeksion të klubit të natës në Korenë e Jugut është rritur në 225, sipas një njoftimi për shtyp nga KCDC të Dielën.

10:50
Berat/ Besimtarët ndahen në 2 grupe për të ruajtur distancën (video)

Besimtarët myslyman në Berat janë mbledhur sot për të falur Fiter Bajramin.

10:48
Covid-19/ Rritet bilanci i viktimave në Brazil (Shifrat në 24 orë)

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 965 persona gjatë 24 orëve të fundit.

10:43
Soreca: Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin më shumë paqe

Një urim për besimtarët myslimanë ka bërë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.

10:36
Çmenduritë e të rinjve, 25 fotot që fshehin një sekret të madh!

Të gjithë jemi përballur me situata të çuditshme, gjatë përditshmërisë tonë.

10:19
Parukierja shkakton ‘masakër’, infekton me koronavirus 91 persona

Një parukiere në shtetin e Missouri-t, SHBA, ka infektuar me koronavirus 91 klientë dhe punonjës.

10:10
E diela ofron tri sfida emocionuese, spikat Mainz-Leipzig

Si rrallëherë këtë të diel në kampionatin gjerman luhen tri takime dhe pas ndeshjeve respektive të skuadrave elitare nga ekipet kryesues të Bundesligës radhën për të zbritur në fushë e ka Leipzigu, që këtë herë duket se ka një impenjim më të lehtë se zakonisht, pasi klubi nga Saksonia do të përballet në orën 15:30 jashtë fushe me Main.

09:55
Talibanët në Afganistan shpallin armëpushim tre ditor gjatë Bajramit

Talibanët në Afganistan kanë shpallur armëpushim treditor, për të shënuar festën e Fitër Bajramit.

09:49
Gjendet i vdekur në zyrën e tij deputeti, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kive të Ukrainës, ku deputeti Valeriy Davydenko është gjetur i vdekur në zyrën e tij.

09:49
Gjesti i Haradinaj/ U shpërndan ëmbëlsira policëve pranë shtëpisë së tij

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, i ka gostitur me ëmbëlsira pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pranë shtëpisë së tij.

09:43
SHBA eksporton virusin Corona

SHBA i ka kufizuar në masë udhëtimet në vend. Por për ata që e lenë vendin kufijtë janë të hapur. Autoritetet e migracionit organizojnë fluturime dëbimi në Amerikën Latine, megjithëse shumë vetë në bord janë me COVID-19.

09:42
Trump luan golf në kohë pandemie, “ndizen” reagimet në rrjete sociale

Ka shkaktuar reagime veprimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili ka shkuar të luaj golf përderisa vendi ende ballafaqohet me koronavirus.

09:35
Nis gjyqi ndaj Netanyahut

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nis sot në një gjykatë në Jerusalem.

09:24
“Kush e gjen se në…”, Olta Gixhari poston foton e bukur me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Në momentin që Olta Gixhari zbuloi se ishte në pritje të ëmbël, fansat e saj mezi po prisnin që të shihnin barkun e rrumbullakosur.

09:20
Fiter Bajrami/ Ambasada amerikane: Mundësi për të reflektuar për ndërtimin e komuniteteve paqësore

Ambasada Amerikane në Tiranë uron festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

09:12
​COVID-19 sulmon placentën gjatë shtatzënisë, studimi i papritur

Një studim mjekësor mbi 16 gra shtatzëna të cilat rezultuan pozitivë me COVID-19 gjetën prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshka, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatzënësisë.

08:59
Skandali/ Veturat e qeverisë së Kosovës, me qira më shtrenjtë se çmimi i blerjes

Prej më shumë se dy vitesh qeveria e Kosovës po shfrytëzon vetura me qira me çmime që marrin kosto më të lartë se vlera e shitjes së tyre.

08:54
​Mustafa uron festën e Fitër Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Bashkësisë Islame, festën e Fitër Bajramit.

08:51
Gjyshja 126-vjeçare me 400 pasardhës fiton betejën e madhe (FOTOT)

Një grua mbi njëqindvjeçare me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa u bë personi më i vjetër në botë që mundi COVID-19 në provincën juglindore të Kahramanmaraş në Turqi.

08:41
Befasohen shkencëtarët, akulli në Antarktidë tashmë “i gjelbër” (FOTOT)

Presim të gjithë që dëbora të jetë e bardhë, dhe që tërësisht e bardhë të jetë edhe sipërfaqja e Antarktidës, por diçka po ndryshon, duke shqetësuar komunitetin shkencor që banon në atë kontinent ende misterioz dhe i akullt.

08:32
​Pa namaz e vizita familjare, myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Myslimanët sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit, por për shkak të pandemisë Covid-19, këtë herë, secili besimtar do të shkojë në xhamitë kryesore të qyteteve.

08:23
Durrës/ Besimtarët falin namazin në sheshin pranë xhamisë (Foto)

Myslimanët sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit një mujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.

08:09
Xhaçka uron të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajram

Një urim i veçantë vjen nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për festën e Fitër Bajramit.

08:02
Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën shtatë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 306 testeve.

07:59
Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia e reshjeve në zonat e thella malore.

07:31
Video/ Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin!

07:08
Video/ Të shumtë në numër, në Durrës falja e Fitër Bajramit bëhet në sheshin pranë xhamisë

Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

06:57
Plagoset me armë zjarri 29 vjeçari në Kavajë, 1 i arrestuar

Një 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri tek ish fabrika e letrës, në Kavajë. Për motive ende të paqarta i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale M.XH 29 vjeç i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

06:37
Foto/ Besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit

Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

06:29
Informacionet e para/ Kush është 25 vjeçari që u ekzekutua sot në Vlorë

Rreth orës 4 të mëngjesit policia e Vlorës njoftoi për vrasjen e një 25 vjeçari. Mësohet se viktimë e atentatit ishte shtetasi Kristian Breshanaj.

06:12
Foto/ Vrasja e 25 vjeçarit në Vlorë, ja pamjet e makinës së djegur

Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Një 25 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov.

06:06
Foto/ Besimtarët mblidhen në xhami, nis falja e Fitër Bajramit

Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

05:47
Vaj ulliri dhe aloe vera/ Trajtimi ushqyes që ju duhet për shëndetin

Vaji i ullirit dhe aloe vera janë dy prej dhuratave më bujare të natyrës. Përdorimi i tyre në të mirë të organizmit është i pakufi. Të dy produktet janë të rekomanduara fort për hidratimin dhe përkujdesjen ndaj lëkurës. Aloe Vera e përthith shumë mirë vajin e ullirit.

05:24
2 mollë në ditë, zbuloni përfitimet shëndetësore në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.

05:10
Vritet 25 vjeçari në Vlorë, policia gjen një automjet të djegur pranë zonës së krimit

Një 25 vjeçar ka mbetur i vrarë në Vlorë në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”. Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale K.B, 25 vjeç. Pas ngjarjes policia nisi menjëherë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

04:44
COVID-19/ Mjekët amerikanë kanë një paralajmërim të fortë edhe për 20 vjeçarët

Nga COVID-19 nuk janë të rrezikuar vetëm moshat e mëdha, por edhe të rinjtë, edhe pse imuniteti i tyre është më i fortë. Mjekët në Amerikë besojnë se sëmundja inflamatore e ngjashme ne atë të quajtur Kawasaki, mund të prekë edhe të rriturit në fillim të njëzetave.