Festa e Fitër Bajramit/ Falja e namazit në xhami dhe sheshe me protokollin e masave anti-covid

24/05/2020 12:27

Pavarësisht vështirësive në respektimin e muajit të shenjtë të ramazanit për shkak të pandemisë COVID 19, në ditët e fundit deri në faljen e Bajramit të gjithë besimtarët mysliman në Shqipëri, patën mundësinë që ta falin namazin e Fitër Bajramit në xhamia dhe në sheshet e tyre me një protokoll masash mbrojtëse të ministrisë së shëndetësisë.

Edhe pse mosha e caktuar në protokolle për të qenë të pranishëm në për xhamia e vendfalje ka qenë e kufizuar, larmia e brezave është vënë re edhe këtë fit në faljen e Bajramit.

Me faljen e Namazait të Bajramit është mbyllur edhe muaji i shenjtë i Ramzanit ku besimtarët mysliman agjëruan për 30 ditë për të mbërritur nënë momentin e shpërblimit pas sakrificës së bërë. Me këtë rast Top Channel përfiton për të uruar të gjithë besimtarët mysliman dhe jo vetëm, paqe begati dhe shëndet në familjet tuaja. Sidomos ky i fundit, vlerën e së cilit e kuptojmë më shumë në këtë periudhë. /Endi Tufa/

Top Channel