Meta uron Fitër Bajramin: Gëzuar të gjithë bashkë, begati e paqe sociale!

24/05/2020 13:35

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vjen me një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë të cilët festojnë sot Fitër Bajramin.

Meta uron Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë, për mesazhet e çmuara që kanë përcjellë

Postimi i plotë:

“Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale!

Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira!

GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN! ??”, shkruan Meta.

Top Channel