“Exclusive” sjell sonte në mbrëmje Jetën dhe karrierën e Kujtim Spahivoglit përmes rrëfimit të miqve, kolegëve të skenës dhe bashkëshortes se tij.

Aktor, regjisor dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, që në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë.

LEKA BUNGO (regjisor/ dramaturg): Kujtimin e kam pas pedagog, e kam pasur koleg, Kujtimin e kam pas dhe mik. Ai i takon asaj plejade artistësh dhe regjizorësh që prunë shkollën profesionale në Teatrin shqiptar dhe për herë të parë regjizura u fut në rrugë profesionale. Këta e sollën profesionalizmin dhe Kujtimi ishte një nga kalorësit e kësaj..

MARGARITA XHEPA (aktore): Ai drithëroheshe për teatrin. E admironte falë talentit dhe mencurisë;

MIRUSH KABASHI (aktor): Kujtimi ishte një idealist i vërtetë… Ai besonte, besonte dhe në mënyrë të vecantë hyjnizonte, sinqeritetin, pastërtinë.

Dashnor Kaloci (kërkues arkivi): Në një mbledhje tjetër që është mbajt në LSH nga D. Agolli goditen disa shkrimtarë, …mes tyre dramaturgu Kujtim Spahivogli dhe i përmendet drama “Një shok i klasës sonë”; dhe thuhet në dramën e Spahivoglit bie erë liberalizëm dhe ai me atë pjesë, predikon shthurjen morale të shoqërisë sonë.

TIMO FLLOKO (aktor): Mbaj mend një episod në një nga ato mbledhjet e tmerrshme inkuizitive që bëheshin në Akademi. Ai ishte objekti, ku diskutohej.. ou, tha paska ardhur pranvera, tha, dhe nuk e kam kuptuar.

Top Channel