Spanjë, rinis La Liga/ Qeveria spanjolle jep lejen për në datën 8 qershor

24/05/2020 12:24

Pasditen e së shtunës, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri të ditur rikthimin e futbollit duke nisur nga data 8 qershor.

Por futbolli spanjoll do të nisë në bazë të një protokolli sanitar që duhet zbatuar me rigorizitet.Ndeshjet do të luhen pa tifozë dhe numri i personave që do të lejohen në stadium do të jetë në varësi të rëndësisë që kanë ndeshjet dhe transmetimet televizive. Në sfidat më të rëndësishme do të jenë 230 persona në stadium, në pjesën tjetër 200.

Në momentin e hyrjes në stadium, të gjithëve do t’u matet temperatura. Si në gjermani, ashtu edhe në La Liga lojtarët do t’u nënshtrohen testeve në prag të ndeshjeve. Futbollistët do të duhet të ndërrojnë uniformat e tyre në pushimin e ndeshjeve dhe të përdorurat do t’i vendosin në kuti të posacme për to, po kështu ata janë të detyruar të përdorin dezinfektantë si në momentin që hyjnë në fushën e lojës, ashtu edhe kur dalin. Edhe zona e stolit të skuadrave do të duhet të jetë e dezinfektuar përpara hyrjes së skuadrave për nxemjen përpara fillimit të ndeshjeve.

Aty do të vendosen dezifenktantë dhe materiale mbrojtëse, lojtarët në stol duhet të mbajnë maskë. Përsa u përket ndeshjeve, nuk do rë ketë përshëndetje mes lojtarëve në fillimin e saj, po kështu nuk do ketë shtrëngim duart mes kapitenëve të dy skuadrave dhe arbitrave. Në të njëjtën kohë rekomandohet edhe evitimi i përqafimeve në festimet e golave.

Në La Liga do të aplikohet norma e re e IFAB e kryerjes së 5 zëvendësimeve që do të jenë 6 në rastin e ndeshjeve që do të kërkojnë kohë shtesë. Pesë zëvendësimet do të bëhen në 3 fasha kohore për të evituar vonesat në lojë. Liga Spanjolle e futbollit vendosi gjithashtu që të aplikojë sistemin VAR në ndeshjet e La Ligas edhe pse në normën e miratuar nga IFAB, aplikimi i këtij sistemi nuk është i detyrueshëm.

Top Channel