Fitër Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava apel për zbatimin e masave anti-Covid

24/05/2020 14:10

Pa namazin e faljes së Fitër Bajramit ka nisur festa e përmbylljes së Ramazanit këtë vit në Kosovë.

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu Naim Tërnava në mungesë të besimtarëve ka realizuar vetëm lutjet dhe drejtuar mesazhe urimi.

Myftiu tha se në muajin e agjërimit, besimtarët kultivuan më shumë respekt, dashuri, mirëkuptim e solidaritet, virtyte këto që individit të shoqërisë i japin vlerën dhe peshën e merituar.

Tërnava edhe sot ka bërë apel për respektim të masave të vendosura nga autoritetet.
Ruajtja e shëndetit publik është urdhër nga Zoti dhe porosi nga i dërguari i tij.

Top Channel