“Kjo kategori ka afat deri më…”/ OSHEE: Rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje

24/05/2020 13:29

Kompania OSHE bën me dije se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje, të dhëna këto nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal

“Kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE.

Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave.

Faleminderit

Top Channel