Kristian Breshanaj, viktima

Rreth orës 4 të mëngjesit policia e Vlorës njoftoi për vrasjen e një 25 vjeçari. Mësohet se viktimë e atentatit ishte shtetasi Kristian Breshanaj, personi që shihni në foto.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 25 vjeçari është djali shefit të reanimacionit në spitalin e Vlorës. Gjithashtu mësohet se ai kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika.

Kujtojmë që pas vrasjes policia gjeti në afërsi të zonës së krimit një automjet të djegur. Branda automjetit ishte edhe arma tip Kallashnikov për të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Ja njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë dyshohet me armë zjarri shtetasi K. B., 25 vjeç.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve. Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel