Pandemia e koronavirusit vazhdon të mbajë në ankth vendet në të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë regjistruar 1127 viktima vetëm në 24 orët e fundit.

Një shifër kjo sidoqoftë më e ulët nëse krahasohet me një ditë më parë, por që e çon bilancin total të viktimave në SHBA, në një total prej 97 048. Ndërkohë, në Amerikën latine, janë 38748 viktimat dhe një total prej 702819 infektimesh. Vendet më të goditura janë SHBA dhe Brazili, me këtë të fundit që ka regjistruar 1 mijë viktima të reja në 24 orët e shkuara duke e çuar totalin në 22013.

Pas Brazilit, në këtë kontinent, renditen Peruja me 115754 raste dhe 3373 viktima dhe Kili, me 65393 raste dhe 673 viktima të covid 19. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri total i rasteve të koronavirusit ka shkuar në 1.62 milionë ndërsa ai i viktimave po i afrohet shifrës 100 mijë.

Ndërkohë një rekord rastesh të reja të koronavirusit është regjistruar në Indi, me 6767 në 24 orët e shkuara. Bëhet fjalë për rritjen më të madhe të përditshme të regjistruar ndonjëherë në vend që nga fillimi i pandemisë. Sipas ministrisë indiane të shëndetësisë, rastet e reja e çojnë totalin atje në 131868 ndërkohë që deri më tani, në indi, kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes 3867 persona.

Top Channel