Kryemadhi uron Fitër Bajramin: Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!

24/05/2020 12:47

Një tjetër urim i veçantë vjen për festën e Fitër Bajramit nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi uron të gjithë besimtarët myslimanë:

“Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!
Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë.
Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët ??”.

Top Channel