E mërkurë, 01 Korrik 2020
19:32
Greqia mbyll kufirin për turistët/ S’lejohen jo vetëm shqiptarët, por bllokohen edhe ata nga BE

Ne ditën e parë te lehtësimit të kalimit të kufirit me Greqinë, në Kapshticë situata duket se nuk ka ndryshuar.

19:15
Vendimi/ Miratohet traktati i ekstradimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë amerikane

Qeveria ka miratuar traktatin e ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

19:14
Ja zonat që do të kenë nesër ndërprerje energjie në Tiranë

OSHEE ka njoftuar se për ditën e nesërme do të jenë disa zona që do të ketë statik të eergjisë elektrike për shkak të rregullimeve që po bëhen në rrjet.

18:58
OKB miraton rezolutën për armëpushim global për shkak të COVID-19

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar një rezolutë që kërkon armëpushim global humanitar 90-ditor në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

18:56
Italia kap amfetamina në vlerë €1mld të prodhuara në kampet e ISIS

Policia në Itali njoftoi sot se ka sekuestruar 14 ton amfetamina që arrijnë vlerën e 1 miliardë euro, që besohet se janë prodhuar nga ISIS në Siri, për të financiar aktivitete ekstremiste.

18:53
Tragjike/ Qeni i shtëpisë sulmon binjakët 1 muajsh, ndërrojnë jetë

Dy foshnje binjake në Brazil, janë sulmuar për vdekje nga qeni i familjes. Raportohet se nëna e vogëlusheve një muajshe, të identifikuara si Anne dhe Analu, kishte shkuar tek shtëpia e një fqinji dhe fëmijët i kishte lënë vetëm për disa çaste.

18:44
FOTO/ “Lamborghini” publikon projektin e jahtit luksoz shifra është marramendëse

Gjiganti italian i automjeteve  “Lamborghini”, ka publikuar projektin e një jahti super luksoz, me një vlerë 2.7 milionë euro. Projekti i jahtit është frymëzuar nga makina “ Lamborghini Sian FKP 37”. Jahti është një projekt i përbashkët mes kompanisë “Lamborghini” dhe kompanisë së jahteve “The Sea Group”.

18:44
Brad Pitt kapet “mat”, fotografohet duke u larguar me motor nga rezidenca e… (FOTO)

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Brad Pitt, është fotografuar së fundmi teksa largohej me motorin e tij nga rezidenca e ish-bashkëshortes, Angelina Jolie.

18:39
FOTO/ Rihanna provokon me fotot e fundit…

Këngëtarja me famë botërore Rihanna ka “çmendur” ndjekësit në rrjete sociale, në reklamimin që i ka bërë një kompanie veshjesh.

18:29
Fotografi që dëshmojnë se Barcelona është një qytet “magjik”

Barcelona nuk është e famshme në botë vetëm për ekipin e futbollit, por edhe si një qytet magjepsës, romantik e misterioz. Thuhet se kur njerëzit e vizitojnë këtë qytet bien menjëherë në dashuri me të. Fotografi francez Serge Ramelli, na ka “dërguar” në rrugët, rrugicat, sheshet dhe vendet më të populluara të qytetit, duke na zbuluar disa nga “magjirat” e Barcelonës.

18:29
Zv. ministrja e shkarkuar vesh bikini dhe shpall partinë e re feministe (video)

Ish-zëvendës ministrja e shkarkuar e infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Klitina, duket se e ka rimarrë veten nga shkarkimi i saj skandaloz vitin e shkuar duke thënë se po krijon një parti të re për të luftuar “meshkujt e korruptuar”.

18:28
Të pathënat e familjes Trump/ Bllokohet libri i mbesës së Presidentit

Një Gjykatës në Nju Jork ka bllokuar përkohësisht botimin e disa rrëfimeve të mbesës së Donald Trump, në lidhje me të pathënat e familjes presidenciale.

18:15
Regjisori përdhunues u jep 19 milionë euro grave me të cilat ka abuzuar seksualisht (FOTO)

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Nju Jorkut bëri me dije se është arritur një marrëveshje prej 19 milionë dollarësh për të mbyllur denoncimin e një grupi femrash, viktima të ngacmimeve seksuale nga ish-regjisori i njohur hollivudian, Harvey Weinsterin.

18:13
I mituri palestinez bie nga lartësi, dërgohet në spital

Një 17-vjeçar palestinez ka rënë nga një lartësi rreth orës 16:50, në Selitë. Policia bën me dije se ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

18:09
Khloe Kardashian fejohet me ish-të dashurin që e tradhëtoi?! Së shpejti “dasmë private”…(FOTO)

Khloe Kardashian duket se e ka lënë në të shkuarën tradhëtinë e ish-të dashurit Tristian Thompson, pasi mësohet se dyshja është ribashkuar sërish, e më seriozisht se kurrë.

18:06
Kandidatja për rektore e UT-së, sulmon “Paktin për Universitetin”. S’ka dhënë asnjë efekt

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar profesoreshë Mimoza Hafizi. Profesoresha është një nga kandidaturat për rektor në Universitetin e Tiranës dhe duke qenë në këtë pozicion, dha një mendim për Paktin e Universitetit, një koncept ky i iniciuar gjatë protestave të studentëve nga kryeministri Edi Rama.

18:01
Shëngjin/ Mbytet në det i moshuari nga Kosova, mister rrethanat

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në bregdetin e Shëngjinit.

18:01
SHBA, policia nis bastisjen e kampit të protestuesve në Seattle

Policia në Seattle ka nisur spastrimin e të ashtuquajturës “zona autonome” e krijuar nga protestuesit anti-racizëm të ‘Black Lives Matter’. Pas paralajmërimeve protestuesit që refuzuan të largohen u arrestuan.

17:56
Mimoza Hafizi profesoresha që synon të rrëzojë Rektorin Mynyr Koni nga froni

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte e ftuar profesoreshë Mimoza Hafizi. Profesoresha është një nga kandidaturat për rektor në Universitetin e Tiranës dhe gjatë fjalës së saj në studio, shpalosi të gjithë vizionin e saj, vështirësitë që ndodhet universiteti dhe sfidat që do ta presin nëse zgjidhet në krye të këtij institucioni.

17:51
Shaban Murati: Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Diplomati, analisti dhe gazetari Shaban Murati në një postim në Facebook shkruan: Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten.

17:39
Mbi 400 marka pritet të bojkotojnë “Facebook-un”!

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gjiganti Facebook, prej 1 korrikut.

17:26
Qeveria e Kosovës formon Këshillin e Ekspertëve për dialog me Serbinë

Qeveria e Kosovës mori sot vendimin të themelohet Këshilli i Ekspertëve për dialogun me Serbinë.

17:25
Motrat që vranë me thikë babain abuzues përballen me 20 vjet burgim

Dy motra që vranë me thikë babanë e tyre pas vitesh abuzimi seksual e torturash, duhet të dalin në gjyq për vrasje, vendosën sot prokurorët në Moskë.

17:14
Kosovë/ ​Presidenca Gjermane, mundësi e artë për liberalizimin e vizave

Gjashtë muajt e ardhshëm pritet të jenë mundësi e artë që të liberalizohen vizat për Kosovën.

17:12
Londër/ Drogë e klasit A dhe 181 000 paund ‘cash’, burgoset 27-vjeçari shqiptar

Një shqiptar i cili merrej me droge në Londër është burgosur ditën e djeshme për pastrim parash dhe shpërndarje kokaine.

17:11
​Franca pezullon pjesëmarrjen në operacionin e NATO-s në Mesdhe

Parisi zyrtar ka informuar Aleancën Veri-atlantike se nuk do të marrë pjesë në operacionin detar në Detin Mesdhe, pas rezultateve të hetimit për incidentin midis luftanijeve franceze dhe turke, deklaroi sot një zyrtar i Ministrisë së Forcave të Armatosura të Francës.

17:08
Miliarderi francez ofron një miliardë euro për blerjen e Milanit

Ndonëse ka pasur vazhdimisht mohime nga palët, gazeta italiane “Repubblica” vijon të këmbëngulë për faktin se Bernard Arnault po negocion me fondin Elliot për blerjen e klubit të Milanit.

17:06
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën një tjetër pacient

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.

17:01
​Merkel: BE duhet të përgatitet për një dështim të mundshëm të marrëveshjes me Britaninë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri sot thirrje Bashkimit Evropian që të përgatitet për një dështim të mundshëm për të arritur një marrëveshje në negociatat për marrëdhëniet e ardhshme tregtare me Britaninë e Madhe.

16:55
​Johnson: Miratimi i ligjit në Hong Kong cenon autonominë

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi sot se miratimi i ligjit për sigurinë në Hong Kong nga Kina shkel shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut dhe se ajo paraqet një kërcënim për liritë dhe të drejtat e mbrojtura nga Deklarata e Përbashkët e vitit 1984.

16:52
​Volkswagen heq dorë nga fabrika e tij në Turqi

Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen njoftoi sot se po heq dorë nga ndërtimi i një fabrike në Turqi për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

16:51
Dhëndri vdes, 80 të ftuar infektohen me koronavirus në dasmën sekrete

Të paktën 80 dasmorë u infektuan me koronavirus ndërsa dhëndri vdiq pas një ceremonie të fshehtë martese të mbajtur së fundmi në Indi, thanë autoritetet shëndetësore.

16:42
​4 të vdekur dhe 123 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore kanë vdekur 4 persona nga Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 120 raste të reja.

16:42
Gara e bukurisë/ Kush është mami më seksi?!

Fakti që je një nënë nuk do të thotë që t’i duhet të heqësh dorë nga vetja jote dhe të përkushtohesh më shumë pas familjes. Në rrjete sociale ka nisur një konkurs me foto mes nënave nga e gjithë bota.

16:38
Sia zbulon se është bërë gjyshe!

Sia ka një titull të ri: Gjyshe!

16:37
Franca ndalon reklamën holandeze të biçikletave: Diskriminon industrinë e makinave!

Një reklamë televizive për një biçikletë të prodhuar në Holandë është ndaluar nga organizmi mbikqyrës i marketingut në Francë me pretendimin se krijon një “klime frike” për makinat.

16:30
Basha takim me drejtuesit e shoqatave të turizmit: Do të vendosim taksën e sheshtë 9 % dhe do të heqim “taksën Rama” për karburantin

Kryetari i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në facebook shkruan se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shoqatave kryesore të turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri.

16:26
Sondazhet në pikiatë: Mund të tërhiqet Trump nga gara presidenciale?

Alarmi vjen nga e djathta e madje edhe ultrakonservatorja Foxnews ka nisur ta ngrejë si hipotezë. A mund të tërhiqet Trump nga gara për Shtëpinë e Bardhë?

16:22
Në kërkim të ekipit të ri, dorëhiqen dy drejtues lokal të PD, zbulohet kush do drejtojë fushatën elektorale

Lulzim Basha  është ne kërkim të ekipit te ri drejtues  me të cilët  synon te rikthejë Partinë Demokratike në pushtet. Burime nga selia blu i thanë gazetares të Top Channel  Elda Menga se kryetari demokrat i ka besuar drejtimin e fushatës elektorale Alfred Rushaj, ish-zv/ministër në qeverinë Berisha edhe pse na ndajmë shumë muaj nga zgjedhjet.

16:17
“Kishte zero shanse mbijetese”/ Familja po përgatitej për funeralin, por ndodhi mrekullia

Gruaja dhe djali i kishin dhënë lamtumirën e fundit, të bindur se nuk do ta shihnin më. Kishin folur edhe me agjencinë funerale për ceremoninë mortore.

16:16
Natyrë mizore/ Gjirafa një-ditëshe vritet para nënës së saj që tentoi por nuk arriti ta mbronte

Është kapur në foto momenti mizor kur këlyshi disa ditësh i një gjirafe u ndoq dhe u vra nga një luaneshë, megjithë tentativat e nënës së saj për ta përzënë predatorin.

16:15
“Çmendet” De Laurentiis, bën blerjen më të shtrenjtë në histori

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen është blerja e parë e verës për skuadrën e Napolit dhe njëkohësisht më e shtrenjta në histori, pasi për kartonin e tij Aurelio De Laurentiis ka shpenzuar plot 50 milionë euro.

16:08
Ja kush janë kodet e fshehta në mediat sociale, kuptimi i tmerrshëm pas tyre!

Mjaft të rinj po përdorin kode të fshehta në mediat sociale për të treguar luftën e tyre me depresionin.

16:03
Çmenduri në SHBA/ Njerëz të armatosur deri në “dhëmbë” dalin në protestë (FOTOT)

Prej disa javësh qytetet kryesore në SHBA janë përfshirë nga protesta të mëdha pas vdekjes së një afro-amerikani pas arrestimit nga policia.

15:57
Dielli në 1 orë! NASA nxjerr videon mahnitëse

NASA publikoi videon mahnitëse të një cikli të plotë diellor të përmbledhur shkurt, duke përdorur xhirimet e marra prej yllit tonë çdo një orë përgjatë një dekade.

15:53
Mbi 400 marka pritet ta bojkotojnë Facebook-un

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gjiganti Facebook, prej 1 korrikut.

15:42
Erdogan paralajmëron masa të ashpra ndaj mediave sociale

Presidenti Recepp Tayip Erdogan njoftoi të mërkurën se Turqia do të miratojë rregullore për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për mbylljen e tyre.

15:34
Biblioteka mbush 100 vjeç/ Nis projekti për digjitalizimin e gjithë fondit të librave

Biblioteka Kombëtare feston këtë muaj ditëlindjen e saj të 100. Institucioni me i vjetër i kulturës shqiptare ndodhet përballë sfidave të mëdha.

15:30
Prezantoi projekti i Milot-Fier/ Ndërtimi me PPP, bileta për të udhëtuar shkon në një mijë lekë

Kryeministri Rama prezantoi projektin e rrugës së re Milot Fier, pjesë e korridorit blu nga ku u anoncua edhe se sa do paguajnë përdoruesit e kësaj rruge 115 kilometra të gjatë.

15:27
Besiana Kadare zv/presidente e OKB/ Elez Biberaj zgjidhet në krye të Zërit të Amerikës

Në një kohë aspak të qetë për Kosovën dhe shqiptarët në rajonin e Ballkanit, një shqiptare ka mundur të marrë një detyrë të rëndësishme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

15:26
Aksident tragjik në Kavajë, ndërron jetë 47-vjeçarja

Kavajë- Një 47-vjeçare ka ndërrua jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë.

15:21
Kodi zgjedhor mbërrin në Kuvend/ Pakti mes PS-PD e LSI dorëzohet pasi i mbaroi afati komisionit të reformës

Pakti mes PD-PS dhe LSI për reformën elektorale ka eliminuar opozitën parlamentare nga vendimmarrja në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

15:15
Kushtetuta, nis puna për ndryshimin/ Listat, koalicionet dhe pragu 5 përqind, do votohen më 30 korrik

Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni i Ligjeve avancojnë përpjekjet për të realizuar ndryshimet kushtetuese në seancën e 30 Korrikut, që lidhen me listat e hapura, mospasjen e koalicioneve parazgjedhor dhe pragun 5% për të hyrë në parlament.

15:10
Reagime të forta në Kongres pas njoftimeve për pagesat ruse

Media njofton se Presidenti Trump ishte informuar për pagesat që u kishin ofruar rusët operativëve të Talebanëve për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

15:09
Presidenca gjermane, sytë nga Covid/ Ambasadori gjerman: BE do të mbështesë edhe Shqipërinë

Gjermani mori presidencën e BE. Ambasadori Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf tha se tema qendrore e presidencës gjermane duhet të jetë përballimi i krizës së virusit Corona.

15:05
Nis turizmi në Greqi/ Në një ditë 235 fluturime ndërkombëtare

235 fluturime ndërkombëtare, prej te cilave 100 vetëm ne 14 aeroportet periferike te saj pret Greqia ne ditën e parë te hapjes se 41 pikave kufitare ajrore, tokësore dhe detare në kuader te lehtësimit te masave ndaj pandemisë se koronavirusit.

14:57
Sherr, dhunë në familje, e aksidente me makinë/ Arrestohen 13 persona në Tiranë

TIRANË- Gjatë 48 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

14:47
Golat në transfertë/ Champions, mbetet vlera dyfishe

Rregulli i vlerës së dyfishtë të golit të shënuar nga skuadrat në transfertë në Ligën e Kampioneve do te mbeten në fuqi për ndeshjet e mbetura të 1/8 të finaleve të këtij kompeticioni edhe nëse ato do të zhvillohen në fushë neutrale.

14:46
Njihuni me macen me ‘vetullat’ më të veçanta, po ‘pushton’ internetin me fotot e saj

Cornelius Cornbread është një mace 4-vjeçare nga Nashville, Tenesi, e cila u bë e njohur për vetullat e saj që janë kthyer në modë.

14:46
Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare dhe ato turke.

14:30
Covid-19/ Rritet bilanci në Kosovë: ​Vdes një 63-vjeçar nga Gjilani

Në Klinikën Infektive sot ka vdekur edhe një person me Covid-19.

14:27
Covid-19 mes nesh! Gjashtë muaj që ndryshuan botën

Covid 19 ka mbushur plot gjashtë muaj që ekziston mes njerëzve. Më 31 dhjetor, të vitit të kaluar, mediat kineze raportuan për të parën herë shpërthimin e një pneumonie virale në qytetin e Wuhanit.

14:22
Aksident në Bulqizë! Përplasen 3 makina, 2 persona të plagosur rëndë dërgohen në spital

Pak minuta më parë, një aksident rrugor ka ndodhur në Bulqizë.

14:21
Zelandë, kërcënim i ri! Pas Covid-it, ankth për të ardhmen

Kur Jacinda Ardern i kërkoi neo-zelandezëve të mbështesnin vendimin e qeverisë për të mbajtur mbyllur kufijtë e vendit në kuadër të masave për të ndaluar covid-19, kryeministrja foli për një realitet që shumëkush në botë mundej vetëm ta imagjinonte me zili.

14:13
Vrasje dhe drogë! Kush janë katër të piketuarit e radhës nga OFL (EMRAT)

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve.

14:10
Juventus dhe Lazio, të tjera fitore në Serie A

Juventus dhe Lazio nuk gabuan në ndeshjet e tyre të javës së 29 të Serisë A Italiane. zonja e Vjetër arriti të mposhtë Genoan në Marassi me rezultatin 3-1 në një ndeshje, ku gjithçka u zgjidh në pjesën e dytë, teksa 45 minutat e para që nuk ishin shumë të mira.

14:07
Messi 700 gola, por Barça ngec dhe me Atletico-n

Barcelona sheh t’i largohet titulli në kampionatin spanjoll të futbollit.

13:58
Të shkrepura në momentin perfekt, fotot që i kanë habitur të gjithë

Fotografitë janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Para realizimit të një fotoje ne zgjedhim me kujdesin sfondin, ndriçimin, ngjyra dhe gjithçka tjetër.

13:57
FOTO/ Format bombastike, tifozja e Milanit “tërbon” rrjetin

Me ardhjen e stinës së verës, rritet ndjeshëm doza e fotove hot nëpër rrjetet sociale.

13:48
Ilaçi anti-Covid/ SHBA blen rezervat e Remdesivir

SHBA ka blerë të gjitha rezervat për tre muajt e ardhshëm të një prej dy ilaçeve që është provuar se funksionon kundër Covid 19, duke mos lënë asgjë për Britaninë e Madhe, Evropën apo pjesën tjetër të botës.

13:46
Austria vendos masa të udhëtimit ndaj banorëve të Ballkanit Perëndimor

Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit, për shkak të një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirus atje, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, raporton Reuters.

13:38
Vdiq nga Covid-19, MSh dhe profesorët e Universitetit homazhe për prof. Arjan Pushin: 213 mjekë përzgjedhin specializimet në mjekësi

Tiranë – Me masat e mbrojtjes personale, duke respektuar kushtet e sigurisë për shkak të epidemisë së shkaktuar si pasojë e COVID19, u zhvillua sot në Universitetin e Mjekësisë konkursi i përzgjedhjes së specializimeve në Mjekësi.

13:34
Tha se ishte shumë e dashuruar, Morena Taraku i jep fund lidhjes me partnerin e ri (FOTO)

Në maj të këtij viti, Morena Taraku, tregoi publikisht se ishte në një lidhje dashurie dhe se ndihej shumë e lumtur.

13:26
​Hoti: Dialogu me Serbinë s’ka alternativë, unë do ta kryesoj

Pavarësisht propozim aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë.

13:21
Gjen akordin me Manchester City-n, Bayern merr Sane

Leroy Sane, një prej talenteve më të mëdha të futbollit gjerman do të kthehet në Bundesligë pikërisht te Bayerni i Mynihut.

13:18
Dy aksidente në Vorë, plagosen 4 persona, mes tyre një nënë me foshnjën dy muajsh

TIRANË – Dy aksidente kanë ndodhur në Vorë ku si pasojë e tyre kanë mbetur të plagosur tre persona dhe një foshnje 2 muajsh. Fatmirësisht aksidentet nuk kanë qenë fatal dhe të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

13:17
​Haradinaj i bindur: Nën kryesimin e Gjermanisë do të ndodhë liberalizimi i vizave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur fillimin e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së nga Gjermania.

13:11
Kosovë/ Qeveria miraton masa të reja kundër Covid-19

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus.

13:09
Besiana Kadare emërohet si zëvendëspresidente e asamblesë së OKB-së

Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadares, është përzgjedhur si zëvëndëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75-të të saj.

12:59
Dhjetëra protestues arrestohen në Hong Kong

Dhjetëra njerëz janë arrestuar në Hong Kong, përfshirë një njeri që mbante një flamur pro pavarësisë, pasi hyri në fuqi një ligj i ri i sigurisë i imponuar nga Pekini, thonë zyrtarët.

12:48
Rusët në ditën e fundit të votimeve/ Procesi që mban Putinin në Kremlin deri më 2036-ën

Për një javë, miliona rusë kanë votuar për të ndryshuar kushtetutën, me shumë prej tyre që kanë përdorur qendrat e votimit të hapura mbi trungje pemësh, stola në park e madje edhe bagazhe makinash.

12:48
Shkelën rregullat kundër Covid-19/ ISHSH gjobit 4 subjekte, Ministria e Shëndetësisë: Zbatoni protokollet…

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor – ISHSH ka gjobitur 4 biznese të cilët kishin thyer rregullat e vendosur në kuadër të frenimit të përhapjes së Covid-19.

12:36
Jeta e vështirë e nënë Hankos/ Jeton me djemtë e sëmurë në shtëpinë e dëmtuar

Vështirësitë e jetës nuk e kanë mposhtur nënë Hankon. Ajo jeton në një apartament në qytetin e Durrësit bashkë me dy djemtë e saj invalidë.

12:31
Këshillimi i karrierës/ Si ofrohet në shkolla për nxënësit

Një nxënës e ka shumë të nevojshëm orientimin, për këtë arsye aplikohet këshillimi i karrierës, një proces që nis nga klasa e nëntë deri në të dymbëdhjetën.

12:29
Rama premton ndërtimin e të tjera rrugëve: Në Rinas nuk do hyhet më fshehtas

Teksa prezantonte projektin kombëtarë për askin, Milot – Fier, pjesë e Korridorit Blu, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për një ndërtim tjetër rruge.

12:24
Kapen 14 tonë amfetaminë në Napoli! Droga u prodhua në Siri nga ISIS

Në qytetin e Napolit në Itali, Guardia di Finanza ka sekuestruar 14 tonë amfetaminë, e paketuar në 84 milionë tableta me logon “Captagon”, të prodhuara në Siri nga ISIS.

12:20
Fotot që kanë “turpëruar” familjen Mbretërore

Askush nuk i shpëton incidenteve dhe situatave të sikletshme, madje as anëtarët e familjes Mbretërore.

12:18
FIFA/ Ish-drejtori i Financave, Kattner, pezullim 10-vjeçar

Ish-drejtori i Financave në FIFA, Markus Kattner u dënua me 10 vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike dhe me një gjobë prej 1 milionë frangash zvicerane.

12:12
Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Fier dhe për pasojë një person ka rënë në pranga.

12:09
Aksident në aksin Lezhë-Laç, përmbyset në rrugë kamionçina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.

11:59
Me standarde europiane, shpejtësi 130 km/h! Çelet gara për segmentin rrugor Milot-Fier, Rama: Do të përshkruhen për 75 minuta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ministrja  e Infrastrukturës, Belinda Balluku  dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj kanë prezantuar ditën e sotme hapjen e garës për projektin e infrastrukturës Milot-Fier.

11:56
Hapen aeroportet/ Greqi, turizmi rikthehet në jetë

Turizmi në Greqi ka rifilluar të marrë frymë, ndërsa të gjitha aeroportet dhe portet do të rihapen për të ardhurit nga jashtë. Njerëzit bëjnë banja dielli, notojnë dhe shikojnë perëndimet e diellit në ishullin grek të Korfuzit, ndërsa turizmi po rikthehet në jetë tani.

11:47
Australia blen raketa, bota më e rrezikshme pas Covid-it

Forca australiane e mbrojtjes do të blejë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe do të bëjë kërkime në sistemet e armëve hipersonike, ndërsa kryeministri Skot Morrison paralajmëron vendin të përgatitet për një botë më të rrezikshme pas pandemisë së Covid-19 dhe një rajon gjithnjë e më të paqëndrueshëm indo-paqësor.

11:43
Cannabis sativa, kokainë, metamfetamine dhe MDMA/ Arrestohen dy person në Tiranë

TIRANË-  Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur me lloje të ndryshme droge. Të arrestuarit janë – J. Q., 41 vjeç, i dënuar më parë dhe A. S. 37 vjeçe, të dy banues në Kombinat.

11:42
Pas dyfishimit të prurjeve në rrjet, Bashkia e Tiranës ndërhyn për rrjetin e ri të furnizimit në zonën e Shkozës

Merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm për banorët në rrugën “Spahiu”, në zonën e Shkozës. Pas kërkesave të banorëve ka ndërhyrë ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, e cila ka shtruar një linjë tërësisht të re për furnizimin me ujë të pijshëm të kryeqytetit.

11:08
Rritja e rasteve/ Ministria: Sistemi shëndetësor në gatishmëri të shtuar, ruani distancën

Teksa është shtuar numri i viktimave dhe të infektuarve në vend prej Covid-19, në komunikatën e sotme për shtyp, Ministria e Shëndetësisë bëri sërish thirrje për kujdes.

11:07
Si ia ndryshoi drejtimin pandemia kryesisë kroate të radhës së Bashkimit Evropian

Një nga “viktimat” e pandemisë së koronavirusit në gjithë botën ishte programi ambicioz i Kroacisë për kryesinë gjashtëmujore të radhës së Bashkimit Evropian, që përfundoi të martën.

11:02
Fotot që do ‘qeshni me lot’/ Njerëzit që guxuan të publikojnë pozat qesharake nga fëmijëria

Të gjithë ne kemi fotografi nga fëmijëria që vetëm njerëzit e afërt tanë, lejohen që t’i shikojnë.

10:56
2 viktima të tjera nga Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 45 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Në komunikatën e përditshme, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se së fundmi edhe dy persona të tjerë kanë humbur jetën, si pasojë e Covid-19.

10:47
PS: Dorëzohet në Kuvend varianti final i hartuar nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

Është dorëzuar në Kuvend varianti final i hartuar nga Këshilli Politik, sa i takon Reformës Zgjedhore.