Suedia mbyll 20 shkolla pas kërcënimeve për dhunë, Policia hap hetim për alarm sigurie në Borlänge
NASA publikoi videon mahnitëse të një cikli të plotë diellor të përmbledhur shkurt, duke përdorur xhirimet e marra prej yllit tonë çdo një orë përgjatë një dekade.
Observatori i dinamikave diellore i NASA-s ka bërë bashkë 425 milion imazhe me rezolucion të lartë të diellit, që nga fillesat e tij shkurtin e 2010-tës e deri në qershor të këtij viti. 20 milionë gigabajt të dhëna përmes fotove të shkrepura gjatë një dekade në “zbulime të reja të panumërta” në lidhje me diellin.
NASA i sistemoi ato në një video 61-minutëshe që tregon ngjarje të cilat përfshijnë edhe shpërthimet diellore. Filmi tregon ndryshimet kryesore që dielli pëson gjatë një cikli të plotë të tijin, një periudhë thuajse 11-vjeçare gjatë të cilës polet e tij ndryshojnë dhe pikasen njollat diellore, që janë rezultat i veprimit të gazeve me fushën magnetike. Ky mision i vëzhgimit të diellit pritet të zgjasë deri në 2030-tën.
Top Channel