Sia ka një titull të ri: Gjyshe!

Në një intervistë me prezantuesin Zane Lowe në “Apple Music”, këngëtarja 44 vjeçare e nominuar për “Grammy”, konfirmoi se një nga djemtë e saj të adoptuar është bërë me fëmijë.

“Djali im i vogël sapo u bë me dy fëmijë. Jam një gjyshe! Jam e tmerruar…jo në fakt jam mirë,” u shpreh ajo.

Ndërkohë shtoi se do të dëshironte që të vegjlit ta thërrasin në të ardhmen “Lovey” siç bëjnë nipërit e mbesat me Kris Jenner.

Në maj të këtij viti, Sia zbuloi se kishte adoptuar dy djem adoleshentë në 2019-ën, që tanimë janë 19 vjeç.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel