Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm për banorët në rrugën “Spahiu”, në zonën e Shkozës. Pas kërkesave të banorëve ka ndërhyrë ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, e cila ka shtruar një linjë tërësisht të re për furnizimin me ujë të pijshëm të kryeqytetit.
Krahas investimit madhor që ishte ai për dyfishimin e kapaciteteve të Bovillës për të dërguar në rrjet, Bashkia e Tiranës po punon dhe për rinovimin e gjithë rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm nëpër lagje. Për herë të parë në këto 30 vite, falë investimeve të reja të Bashkisë së Tiranës, 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 ujë në ditë, ndërkohë që zonat e tjera kanë përmirësim të konsiderueshëm.
“Me investimin e ri në Bovillë, që s’ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë. Dyfishimi i prurjeve në Bovillë dhe dyfishimi i filtrimit, na kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren. Megjithatë, do të vazhdojmë testimet dhe më vjen mirë se zona që më përpara e mbulonte Kombinati, pra zona e Astirit dhe Yzberishtit, kanë një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë. Ende s’jemi në24 orë ujë, por nga një herë në ditë me 2-3 orë, të shkosh në 14-15 orë, është si dita me natën. Fakti që banorët janë përgjigjur shumë pozitivisht, do të thotë se duhet të vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%”, u shpreh Veliaj dy ditë më parë.
Top Channel