Khloe Kardashian fejohet me ish-të dashurin që e tradhëtoi?! Së shpejti “dasmë private”…(FOTO)

01/07/2020 18:09

Khloe Kardashian duket se e ka lënë në të shkuarën tradhëtinë e ish-të dashurit Tristian Thompson, pasi mësohet se dyshja është ribashkuar sërish, e më seriozisht se kurrë.

Fansat e yllit të reality show nisën të spekulonin se ajo është fejuar me 29 vjeçarin, duke marrë shkasë nga unaza që mbante në gisht në setin e fotove të publikuar në Instagram për ditëlindjen e saj.

Burime të brendshme të bukuroshes 36 vjeçare kanë konfirmuar thashethemet duke shtuar se çifti po planifikon një ceremoni private me pak njerëz, në shtëpinë e motrës së saj Kim.

Tanimë që vila luksoze e Khloe është në shitje për 19 milionë dollarë, shtëpia në Los Anxhelos është ideale për një dasmë në natyrë, citon burimi.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, Khloe dhe Tristian, të cilët kanë një vajzë bashkë, vogëlushen 1 vjeçare True, u ndanë pas skandalit të puthjes së basketbollistit kanadez me miken më të ngushtë të Kylie, Jordyn Woods.

Top Channel