Një nxënës e ka shumë të nevojshëm orientimin, për këtë arsye aplikohet këshillimi i karrierës, një proces që nis nga klasa e nëntë deri në të dymbëdhjetën.

“Çdo shkollë ofron këshillimin e karrierës”, shprehet Marsida Shehi, këshilluese karriere.

Më tej shtoi:

“Janë nxënës, mësues, prindër, pra një trekëndësh, që ndihmojnë, që nxënësi, pasi të mbyllë maturën, jo vetëm ta dijë çfarë të studiojë, por edhe të këtë punuar fort për të evidentuar aftësitë e tij. Sot vlerësohen shumë edhe vullnetarizmi, ndihma ndaj njerëzve dhe shtresave në nevojë, shërbimet komunitare e të tjera. Mesatarja, sigurisht që është shumë e rëndësishme, por ne punojmë që të përgatisim jo vetëm profesionistë, por edhe qytetarë të denjë.”

Top Channel