Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.

Një kamionçinë është përplasur me një automjet tip BMW dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionçinës i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel