Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Fier dhe për pasojë një person ka rënë në pranga.

Forcat policore kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kreshpan, disa bimë narkotike.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin S. Y., 43 vjeç, banues në Kreshpan, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel