Rama premton ndërtimin e të tjera rrugëve: Në Rinas nuk do hyhet më fshehtas

01/07/2020 12:29

Teksa prezantonte projektin kombëtarë për askin, Milot – Fier, pjesë e Korridorit Blu, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për një ndërtim tjetër rruge.

Bëhet fjalë për aksin që të çon në aeroportin e Rinasit. Sipas kryeministrit Rama nuk do të duhet që të shkohet fshehtas në rrugë fshati për në Rinas.

“Nuk do të duhet më të hyhet mçeftas në Rinas se jemi vendi i vetëm në Europë, që shkohet mçeftas, futesh në një kthesë dhe hyn në rrugë fshati, se më parë ishte një shteg fshati. Shumë shpejt do nisim ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, së bashku me projektin e lidhjes së shkurtër lart me Malin e Zi që do bëjë të mundur edhe nga ana e Shkodrës të vihet në Shqipëri përmes një rruge turistike. Do krijojmë një tjetër perceptim për Shqipërinë, për të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë”,- tha Rama.

Top Channel