Teksa është shtuar numri i viktimave dhe të infektuarve në vend prej Covid-19, në komunikatën e sotme për shtyp, Ministria e Shëndetësisë bëri sërish thirrje për kujdes.

“Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar, por në të njëjtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.  Ju lutemi, respektoni rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid-19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.”

2 viktima të tjera nga Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 45 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Top Channel