Juventus dhe Lazio nuk gabuan në ndeshjet e tyre të javës së 29 të Serisë A Italiane. zonja e Vjetër arriti të mposhtë Genoan në Marassi me rezultatin 3-1 në një ndeshje, ku gjithçka u zgjidh në pjesën e dytë, teksa 45 minutat e para që nuk ishin shumë të mira.

Paulo Dybala ishte ai që zhbllokoi rezultatin për Juventunsi në minutën e 50, por nuk vonoi shumë dhe Juventus shënoi golin e dytë. Cristiano Ronaldo me një silur në minutën e 56 bëri që rezultati të shkojë në 2-0, ndërkohë që shkroi emrin e tij në listën e shënuesve të kësaj ndeshjeje edhe Douglas Costa që shënoi golin e tretë për bardhezinjtë, ndërsa për Genoan Pinamonti vetëm sa shkurtoi diferencën në 3-1. me këtë fitore, Juventus e ruan diferencën prej 4 pikësh me Lazion e vendit të dytë.

Kjo e fundit mposhti me përmbysje Torinon në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-1. Torinezët e morën avantazhin në këtë ndeshje që në minutën e 5 falë një 11 metërshi që u ekzekutua saktë nga ana e Belottit. Torino arriti të ruajë këtë avantazh deri në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që pas pushimit, Lazio ndryshon fytyrë dhe shumë shpejt barazon rezultatin me Ciro Immobilen që shënoi golin e tij të 29 në kampionat.

17 minuta nga fundi i takimit Parolo shënoi golin e fitores 2-1 për Lazion që sfidën e radhës e ka ndaj Milanit me trajnerin Inzaghi që nuk do të ketë në dispozicion dy futbollistë  shumë të rëndësishëm, pikërisht goleadorin Immobile dhe Caicedo pasi janë të skualifikuar për shkak kartonash të verdhë.

 

 

Top Channel