“Industria kërkon gjithmonë të bëhesh ai që s’je”, MC Kresha flet për “Goca dhe Gra”: Kam humbur shumë para sepse… 01/05 22:38
Gjiganti italian i automjeteve “Lamborghini”, ka publikuar projektin e një jahti super luksoz, me një vlerë 2.7 milionë euro. Projekti i jahtit është frymëzuar nga makina “ Lamborghini Sian FKP 37”. Jahti është një projekt i përbashkët mes kompanisë “Lamborghini” dhe kompanisë së jahteve “The Sea Group”.
“Nëse do të kisha imagjinuar ndonjëherë Lamborghini mbi ujë, ky do të ishte vizioni im”, u shpreh shefi Lamborghinit, Stefano Domenicali.
Jahti pritet të peshojë diku tek 20 ton, si dhe do të ketë një motor prej 4 mijë kuajsh fuqi. Ky projekt pritet që shumë shpejt të vihet në jetë.
Top Channel