Golat në transfertë/ Champions, mbetet vlera dyfishe

01/07/2020 14:47

Rregulli i vlerës së dyfishtë të golit të shënuar nga skuadrat në transfertë në Ligën e Kampioneve do te mbeten në fuqi për ndeshjet e mbetura të 1/8 të finaleve të këtij kompeticioni edhe nëse ato do të zhvillohen në fushë neutrale.

Sfidat që kanë mbetur për t’u zhvilluar janë Manchester City-Real Madrid, Barcelona-Napoli, Bayern-Chelsea dhe Juventus-Lyon nga të cilat do të dalin 4 çerekfinalistet e dyta që do t’i bashkohen PSG, Atletico Madrid, Atalantës dhe Leipzigut.

Manchester City ka avantazhin e fitores në Madrid 2-1 ndaj skuadrës së Zidane, ndërsa Bayerni është me një këmbë në çerekfinale teksa ka fituar 3-0 ndeshjen e parë me Chelsean në Londër, Barcelona mori një barazim të vlefshëm në fushën e Napolit 1-1, ndërsa Juventusit do t’i duhet të përmbysë humbjen 1-0 me Lyonin. Golat e shënuar në fushat kundërshtare përbëjnë një element të rëndësishëm dhe nëse pandemia do të lejojë sfidat e dyta do të luhen pikërisht në fushat e Manchester City, Bayernit, Barcelonës dhe Juventusit.

Por për momentin UEFA ende nuk ka gjetur një zgjidhje për këtë çështje. ndeshjet e mbetura të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve do të luhen në 7 dhe 8 gusht. Më pas skuadrat e kualifikuara do të shkojnë në Lisbonë për Final Eight me çerekfinalet që do të luhen në 12-15 gusht nga një ndeshje në ditë, gjysmëfinalet në 18 dhe 19 gusht ndërsa finalja do të luhet në 23 gusht në stadiumin Da Luz. të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 21:00, ndërsa në 10 korrik  në 12:00 në Nyon do të hidhet shorti i çerekfinaleve dhe një orë më  vonë në 13:00 do të hidhet ai i Europa League.

 

 

 

 

Top Channel