Ish-zëvendës ministrja e shkarkuar e infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Klitina, duket se e ka rimarrë veten nga shkarkimi i saj skandaloz vitin e shkuar duke thënë se po krijon një parti të re për të luftuar “meshkujt e korruptuar”.

Por video-mesazhi i saj mbeti në hije prej veshjes provokative në bikini dhe pamjes joshëse të saj.

37-vjeçarja njoftoi krijimin e partisë ‘Ukraina kundër korrupsionit’ në një video të xhiruar jashtë, ku Klitina mbante veshur një lloj bikini të vogël portokalli dhe dënonte burrat që udhëheqin aktualisht Ukrainën.

“ Kam vendosur të luftoj vetë për të vërtetën pasi idiotët me pantallona janë të pashpresë. Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore. Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre dhe se kjo mjafton për të qenë të suksesshëm apo për të abuzuar gratë. Por gratë janë shumë herë më inteligjence e më të ndershme sesa jeni ju”.

Megjithë fjalët e fuqishme të Klitinas, komentuesit ishin më të interesuar në asetet e saj sesa në mesazhin politik. Disa prej tyre thonin se nuk kuptonin asgjë pasi të gjithë vëmendjen e tërhiqte imazhi në ekran.

Ajo foli gjithashtu për shkarkimin e saj të bujshëm nëntorin e shkuar duke thënë se shefi i saj e shkarkoi pasi po pengonte vjedhjen në ministri.

Por shkarkimi i saj erdhi pas raportimeve se presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ishte regjistruar duke thënë se Klitina e mori postin ‘duke kaluar nga dhoma e gjumit’. Më pas ajo ra viktimë e një loje ku pranoi me një aktor se shefi i saj është i korruptuar dhe se ajo vetë do të ishte një ministre shumë më e mirë.

Edhe partia e saj e re nuk duket se ka shumë anëtarë, pasi askush nuk kishte redaktuar video-fjalimin e saj, i cili niste me Klitinën që ndizte celularin dhe përfundonte me atë që e fikte.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel