E enjte, 23 Korrik 2020
16:26
Reuters: Covid-19 po dëmton shëndetin mendor të gazetarëve

Një numër i konsiderueshëm i gazetarëve që raportojnë për COVID-19 , po shfaqin shenja ankthi dhe depresioni, sipas një studimi mbi gjendjen aktuale të situatës emocionale të reporterëve.

16:22
Studiuesja kineze e kërkuar nga FBI arratiset në konsullatën e San Francisko-s/ Sherri SHBA-Kinë, thellohet!

Një studiuese kineze e akuzuar se ka gënjyer FBI-në lidhur me angazhimin e saj ushtarak, ka gjetur strehim në konsullatën kineze të San Franciskos, duke i përshkallëzuar më tej tensionet mes Washington-it dhe Pekinit.

16:19
Votimi i “5 qershorit”/ Reagojnë ndërkombëtarët: Të vazhdojnë diskutimet, fryma dhe rezultatet e marrëveshjes të mos shmangen!

Menjëherë pas votimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti si pjesë e Reformës Zgjedhore kanë reaguar ndërkombëtarët.

16:02
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima dhe 108 raste të reja

3 viktima dhe 108 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend nga covid-19. Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

15:56
Koronavirusi/ Ish-infermierja e zhveshur bëhet prezantuese televizive e motit

Infermierja ruse që u bë e famshme kur u fotografua teksa i shërbente pacienteve te koronavirusit vetëm me të brendshme, është bërë së fundmi prezantuese televizive e parashikimit të motit.

15:51
Votimi i ‘5 qershorit’, SHBA përshëndet marrëveshjen: Një hap më pranë BE

TIRANË- Ambasada e SHBA-ve ka dalë me një reagim zyrtarë menjëherë pas votimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti si pjesë e Reformës Zgjedhore.

15:37
Ngjyra shqiptare në Madrid/ Artisti Petrit Halilaj hap ekspozitën në pallatin e Kristaltë

 “Një korbi dhe uraganët që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar“.

15:34
Zjarri e la pa shtëpi/ Që nga muaji mars është i pastrehë, vëllai ka ardhur nga Greqia që ta ndihmojë

Ishte data 11 mars ora 7 e mëngjesit, ai do ndizte bombolën e gazit dhe në mënyrë absurde i shpërtheu.

15:28
Shtëpia e përdoruesve të drogës/ Elbasan, një godinë e braktisur është bërë kërcënim për banorët e zonës

Brenda pak ditësh Top Channel zbuloi një tjetër vend të përdorimit të drogës në Elbasan.

15:17
Kuvendi miraton paktin e ‘5 Qershorit’, 100 vota pro

TIRANË- Është miratuar në Kuvend, marrëveshja e 5 qershorit e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

15:10
Capital T dhe Adrola Dushi, çifti më i ri në showbiz?!

Capital T dhe Adrola Dushi mund të jenë çifti më i ri në showbizin shqiptar.

14:47
“Kalon në Kuvend me 97 vota” Murrizi: Marrëveshja e 5 qershorit është betonizim i paktit të 21 prillit 2008

Deputeti Myslim Murriz edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij kundër miratimit në kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit.

14:44
Gjermania, Ballkani/ Zgjatet leja për punëtorët emigrantë?

Leja speciale për punëtorët emigrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjatet.

14:42
Gjermani, së shpejti testim i detyrueshëm për udhëtarët e kthyer nga vendet me rrezik të lartë

Ministrat e Shëndetësisë të krahinave federale gjermane planifikojnë të vendosin testim të detyrueshëm të koronavirusit për udhëtarët që kthehen nga vendet me numër të madh të të infektuarve.

14:37
Demi Lovato drejt altarit, fejohet me aktorin me të cilin u dashurua në karantinë

Demi Lovato i ka thënë “po” të dashurit të saj Max Ehrich, pasi ai i propozoi për martesë mbrëmjen e së mërkurës.

14:37
Rama në Kuvend: Vota me logjikë dhe jo me zemër për 5 qershorin është detyrim!

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ka folur për votimin e Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur fillimisht mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare.

14:25
“Ky Kuvend do të hapë listat në 30 korrik!”/ Rama në Kuvend: Sot do të shtyp butonin për Bashën!

Që prej orës 10 të paradites së sotme po mbahet seanca parlamentare me në fokus marrëveshjen e 5 qershorit.

14:10
“Naltmadhni se paske edhe maskë anti-gaz”, Gjuzi i ndërhyn Ramës gjatë fjalë në Kuvend

Kryeministri Edi Rama teksa fliste nga foltorja e Kuvendit rreth marrëveshjes së 5 qershorit është ndërprerë nga deputeti Kujtim Gjuzi. Ky i fundit duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama ngriti edhe një foto ku shihej Rama sëbashku me Vuçiç dhe Zaev.

14:05
Rama thirrje Murrizit: Votoje edhe ti marrëveshjen e 5 qershorit, kam edhe unë probleme me të…

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u ka bërë thirrje deputetëve të pranishëm që të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur nga të gjitha palët politike për Reformën Zgjedhore.

13:51
“Falenderoj Hajdarin, i rezistoi shpalljes si tradhtare”/ Marrëveshja e 5 qershorit, Rama: E votoj me mendje, jo me zemër!

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë ku në rend dite është futur votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur fillimisht mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare.

13:38
Plagosje me thikë e falsifikim parash, arrestohen dy të rinj në Sarandë

Sarandë- Një i ri nga Kosova është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për ‘Falsifikim parash. I arrestuari është D.SH 20-vjeç banues në Prishtinë.

13:36
Juve përgatit festën, sot titulli kampion ndaj Udinese

Saktësisht 12 sezone pasi Alesandro Del Piero u shpall shënuesi më I mirë në serinë A, Kristiano Ronaldo do të kërkojë të vendosë sërish një lojtar të Juventus në fronin e bomberit më të mirë.

13:33
Titulli i Liverpool, festa piroteknike me stadium bosh

Liverpul përjetoi një festë elektrizuese në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin Anfild Roud këtë sezon, në ceremoninë zyrtare për dorëzimin e titullit.

13:30
SHBA, laboratorët nuk përballojnë barrën e testeve

Laboratorët në mbarë SHBA po ndiejnë barrën e rëndë të testeve të shtuara për koronavirusin.

13:26
Mbledhja e Këshillit Politik, Vasili i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimet Kushtetuese minojnë konsensusin e dialogun

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një emaili i është përgjigjur deputetit të PS, Damian Gjiknuri ku ky i fundit njoftonte për mbledhjen e Këshillit Politik, sot në orën 17:00.

13:21
Godet policin dhe i dëmton makinën/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 47-vjeçari

Është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës për shtetasit e huaj, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

13:09
I infektuar me Covid-19? Kadri Veseli: Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që …

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është testuar për COVID-19 pas disa simptomave që i janë paraqitur.

13:02
“Shumë shpejt ezaurohen kapacitetet e spitaleve COVID”/ Manastirliu kritikon deputetët për maskat: S’jeni shembulli i duhur!

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa u ka kërkuar kolegëve në Kuvend të miratojnë aktin normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe mbylljen e jetës së natës, ka dhënë alarmin për kapacitetet e spitaleve ku po kurohen të infektuarit me COVID.

13:00
PS konfirmon mbledhjen e Këshillit Politik sot në orën 17:00

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri me anë të një emaili dërguar anëtarëve të tjerë, ka konfirmuar mbledhjen e ditës së sotme që pritet të mbahet në orën 17:00.

12:54
Emrat/ Deputetet e regjistruar për diskutimin e kodit të ri zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot një seance plenare, ku diskutohet Kodi i ri Zgjedhor. 

12:48
Bild: Merkel ndaloi luftën/ Tensionet Turqi-Greqi, Mitsotakis bisedon me Putin për krizën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar pasditen e se mërkurës një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

12:39
Vjedhje dhe kultivim narkotikësh/ Kush janë katër të piketuarit e radhës nga OFL-ja

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

12:38
Raportimi në Kuvend, AMF merr masa për shëndetshmërinë e tregjeve nën mbikëqyrje

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete prezantoi sot, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2019. Z. Mete u ndal në zhvillimet kryesore të vitit të kaluar, si edhe përmendi disa nga drejtimet kryesore për vitin në vazhdim, marrë parasysh efektet e pandemisë në tregjet nën mbikëqyrje.

12:35
“Jepnin diploma fallco, prodhonin doktorantë për 6 muaj”/ Shahini: Iku koha kur PD lejonte hapjen e universiteteve “kioska”

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë interpelancës së thirrur në Kuvend u shpreh se zgjedhjet për universitete do të zhvillohen më 30 korrik.

12:29
Vrau teknikun e kondicionerit për një tub të çarë, mbyllen hetimet për Griseldo Kusin! Dosja dërgohet në Gjykatë

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë Griseldo Kusin, i cili akuzohet për vrasjen e Indrit Çelajt. Griseldo Kusi është arrestuar dhe mbahet nën akuzën për vrasje me dashje dhe armë mbajtje pa leje. Po ashtu mbi të rëndon edhe akuza e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

12:12
SPAK i komunikon sot akuzën gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme pritet t’i komunikoj akuzat dhe t’a marrë si të pandehur gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

12:10
Ndalimi i muzikës në Vlorë, protestojnë bizneset dhe artistët: Do të falimentojmë!

Pronarët e lokaleve të natës në Vlorë protestojnë kundër vendimit të qeverisë që ndalon muzikën pas orës 20.00 dhe mbyll lokalet e jetës natës.

11:59
Ministri Lleshaj dhe drejtues të PSH inspektim për masat anti-Covid: Do shtohen masat kufizuese

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të lartë të PSH zhvilluan një inspektim mbrëmjen e kaluar në zonën e “Tiranës së Re” për masat anti-Covid.

11:59
‘Pse mos ta rikthejmë’, Manastirliu propozon kthimin e përshëndetjes tradicionale të shqiptarëve si masë kundër përhapjes së Covid-19

Me anë të një postimi në Facebook ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një propozim të veçantë si një masë për të frenuar përhapjen e Covid-19.

11:52
Deputeti: Serbia defaktorizon shqiptarët! Spiropali: Diplomacia nuk është joshje me uiski

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ditën e sotme në Kuvend  i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga deputeti Kostaq Papa për shqiptarët në rajon.

11:48
Talebanët i vranë prindërit, 15-vjeçarja afgane merr armën e hakmerret!

Talebanët i vranë prindërit, e atëherë një vajzë 15 vjeçare në provincën e Ghorit në Afganistan dhe vëllai i saj i vogël morën një automatik, e luftuan duke vrarë dy militantë dhe plagosën një tjetër.

11:43
Dëgjesa e tretë për pallatet e dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Shtëpitë e reja me vlerë më të madhe në treg…

Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët kanë qenë të detyruar ta lënë shtëpinë e tyre për shkak se u vlerësua si e pabanueshme, do të marrin një shtëpi të re, që do të vlejë më shumë në treg sesa ajo që la pas. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi familjet e dëmtuara se banesat e reja do të jenë në përputhje me të gjitha standardet.

11:34
Konfirmohet, Zidane do të jetë trajner i Realit edhe vitin e ardhshëm

Zinedine Zidane do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.

11:33
Kosova merr 41,000 teste për koronavirus

Kosova pranoi të enjten nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) 41,000 komplete testimi për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

11:31
Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të paraqitet në Hagë.

11:11
​Hoti flet para takimit në Bruksel: Dialogu teknik ka përfunduar, sot nis dialogu për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit të sotëm në Bruksel ku pritet të takohen koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë, ndërsa dialogu teknik ka përfunduar.

11:08
Drafti i marrëveshjes finale/ Bruksel, vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi

Në Bruksel vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që do të diskutojnë mbi tema të hapura në takimin e nivelit të lartë, të mbajtur javën e shkuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçic.

11:04
Dialogu, Vuçiç: Amerikanët nuk janë “dorëzuar”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

11:03
“11 rektorë kërkuan zgjedhje në Universitete”, Shahini: Zgjedhjet më 30 korrik

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë interpelancës së thirrur në Kuvend është shprehur se zgjedhjet për universitete do të zhvillohen më 30 korrik.

10:57
Dhuna seksuale ndaj fëmijëve, Meta në nismën “Ne jemi 1”: Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve tronditëse

Presidenti Ilir Meta ka dhënë të gjithë mbështetjen e tij në shpalljen e lëvizjes kombëtare “#NEJEMI1”, kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.

10:51
‘Mund të hedhim ndonjë granatë’ Nis me debate seanca plenare, Gjuzi: Jemi gati për sherr nëse e kërkoni…

Seanca e sotme plenare, ka nisur me debate në Kuvend. Ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka hedhur akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

10:49
Ministrja Shahini flet për zgjedhjet në foltore, deputetët e opozitës i “pëshpërisin njëri tjetrit në vesh”!

Në seancën plenare të ditës së sotme teksa ministrja e Arsimit Besa Shahini po mbante fjalën e saj për zgjedhjet në universitete, nuk është dëgjuar me aq vëmendje nga deputetët e opozitës parlamentare.

10:42
Deputeti Halit Valteri kërkon hapjen e lokaleve të natës, Ruçi: Reali u shpall kampion dhe tifozët s’dolën nga shtëpia

Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme plenare ka kërkuar që të ndryshohet akti normativ për ndalimin e muzikës dhe klubeve të natës pas orës 20:00.  Ai kërkoi se qeveria duhet të kishte një paketë financiare për të gjithë ata që preken nga mbyllja e lokaleve të natës.

10:38
Alimadhi habit me shqetësimin e tij në Kuvend: S’kam ku të parkoj makinën…

Deputeti Adriatik Alimadhi, ndryshe nga deputetët e tjerë të cilët po diskutonin rreth ndryshimeve kushtetuese që pritet të miratohen, ka pasur një tjetër shqetësim.

10:35
Foto/ Zjarr masiv në një sipërfaqe pyjore në Elbasan

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në fshatin Gur i Zi në Elbasan.

10:34
SHÇBA arreston oficerin e FLO-së, ja për çfarë akuzohet

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka vënë në prangat një punonjës policie për shkak se akuzohet për prerje të paligjshme pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për korrupsion.

10:27
Mblidhet Kuvendi/ Këto janë ndryshimet kryesore në Kodin Zgjedhor që pritet të miratohet

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot një seance plenare, ku diskutohet Kodi i ri Zgjedhor.  Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar rendi i plotë i ditës dhe njoftohet se janë 18 çështje që do debatohen.

10:21
Të ardhurat për të varfërit “mund ta frenojnë pandeminë“

Kombet e Bashkuara sugjeruan se të ardhurat e përkohshme për njerëzit më të varfër në vendet në zhvillim, mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

10:13
Mjekja apel qytetarëve: Vendosni maskat, spitali po mbushet me të sëmurë’

Mjekja e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Loreta Bica u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vendosin maskat, çka ajo e cilëson si një nga masat më efikase për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

10:09
Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit, Flutura Skënderi

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit, Flutura Skënderi.

10:07
Presidenti Trump përsërit thirrjet për rihapjen e shkollave

Presidenti Donald Trump ka përsëritur thirrjet për rihapjen e shkollave në vjeshtë.

09:53
Kina nis mision pa pilot në Mars

Kina nisi një mision pa pilot në Mars, gjatë të cilit shpreson të pëdorë anijen kozmike për të studiuar tokën e planetit të kuq.

09:48
Pak përpara seancës plenare, Taulant Balla mbledhje me grupin parlamentar socialist për Kodin Zgjedhor

Pak përpara seancës plenare, Taulant Balla ka kërkuar mbledhje me grupin parlamentar socialist për Kodin Zgjedhor.

09:46
Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.284 vdekje, në Meksikë 790 dhe në Indi 1.129.

09:44
​“Thirrjet e nënave”: S’ka pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Shoqata “Thirrjet e nënave” reagoi ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me përbërjen e delegacionit për bisedime me Serbinë, në Bruksel, me theks të veçantë rreth temës për personat e zhdukur.

09:38
Sulmet e orkestruara ruse: Prej UÇK-së deri të Dua Lipa

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë kërkuar nga kompania Apple që të vendoset Kosova në hartë.

09:26
Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Basha: Është koha për njohje reciproke me Serbinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

09:25
Kosovë/ Humb betejën me COVID-19 edhe një 66-vjeçare

Një paciente e konfirmuar me Covid-19, e moshës 66-vjeçare e shoqëruar edhe me sëmundje të tjera dhe që po trajtohej në Spitalin e Pejës, ka ndërruar jetë.

09:20
Elbasan/ Shpërthimi në fabrikën e gazit sulfuror, arrestohet administratori i firmës ku u plagosën tre punëtorë

ELBASAN – Është vënë në prangat e policisë administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit.

09:14
Një vit nga tërmeti 1 qershorit, familjet në Korçë ende s’kanë marrë dëmshpërblimin financiar

Ka kaluar më tepër se 1 vit nga tërmeti i 1 qershorit të vitit të kaluar por 553 familje në të gjithë qarkun e Korçës ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin financiar për dëmet e pësuara në banesat e tyre.

09:01
Studimi/ ‘Punojnë nën presion të lartë’- raportimi mbi Covid-19 ka shkaktuar stres, ankth dhe depresion te gazetarët

Raportimi mbi pandeminë e koronavirusit ka shkaktuar ankth dhe depresion te gazetarët. Kështu thotë një studim i bërë nga instituti “Reuters” për Studimin e Gazetarisë dhe Universitetit të Torontos, studim i udhëhequr nga Dr. Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të “Fellowship Journalist” në Institutin “Reuters” për Studimin e Gazetarisë.

08:56
Raporti Europian: Organizatat e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave

Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë.

08:54
Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 2 persona në Durrës

Dy shtetas janë vënë nën pranga për vepra të ndryshme penale.

08:48
Transportonte emigrantë të paligjshëm me “Range Rover” drejt Tiranës, prangoset 37-vjeçari

Një shtetas është arrestuar nga forcat policore të Korçës pasi është kapur duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, kundrejt përfitimit.

08:43
Nga marrëveshja e 5 qershorit, interpelancat dhe dekreti i Metës për emërimet në Kushtetuese, sot mblidhet Kuvendi

Sot do të zhvillohet normalisht seanca e radhës e Kuvendit, ku është futur në rendin e ditës edhe votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes mbrëmë mes shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare.

08:35
Eurostat: Shqiptarët, të tretët të refuzuarit në botë për të hyrë në vendet e BE-së, 31 mijë u urdhëruan të largohen

Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019 dhe po të tretët për numrin e personave të cilët janë urdhëruar të largohen.

08:26
Mesazh opozitës? Rama: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje!

Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të Roosveltit që nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar.

08:20
Trump dërgon agjentë federalë në qytetet ku ka rritje të dhunës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë agjentë federalë në më shumë qytete amerikane, për të ndihmuar në frenimin e krimit.

08:17
Përplasen dy mjete në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 femra dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

08:15
Shkon mbi 15 milionë numri i të infektuarve me Covid-19

Numri i të infektuarve në mbarë botën me Covid-19 ka shkuar në mbi 15 milionë. Të dhënat sipas universitetit John Hopkins tregojnë se numri total i të infektuarve është 15 milionë 230 mijë 561.

07:26
Temperatura deri në 40 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:15
Shkencëtarja shqiptare zbulon se kur pritet të dalë vaksina dhe bën paralajmërimin se çfarë na pret në dimër

Kërkuesja shkencore Detina Zalli, në një intervistë, tha se në rastin me të mirë vaksina mund të jetë gati në vjeshtë.

06:57
Zbuloni si ndikon konsumimi i mishit tek jetëgjatësia

Jetëgjatësia jonë ndikohet nga një kombinim mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm. Në studime të shumta, është parë që vetëm 30% e jetëgjatësisë varet nga gjenetika e trashëguar. Kjo do të thotë që përqindja më e lartë i mbetet faktorëve të jashtë, ku përfshihet dhe ushqimi. Ajo që ne hamë është sigurisht faktori më i rëndësishëm për shëndetin e organizmit. Diskutimet rreth diferencës që ka në organizëm një dietë me produkte të mishit kundër asaj që nuk e lejon ende janë të hapura. Ama në një nga studimet më të fundit u vu re se personat që nuk konsumonin mish, apo nënprodukte të tij, jetonin më gjatë.

06:36
Bllokimi i veshit nga noti, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

Një nga problemet më të përhapura gjatë stinës së verës është infeksioni dhe bllokimi i veshit që prek jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli. Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë. Noti është një nga arsyet kryesore që veshi bëhet një pre e lehtë e infeksioneve. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për faktorët e rrezikut të infeksionit të veshit dhe si t’i shmangni ato.

06:13
Lodhje dhe depresion i lartë gjatë verës? Njihuni me shkaqet dhe kurat natyrale

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes. Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.

05:48
Misrat e zier për rënien nga pesha, ja si t’i përgatisni

Megjithëse për stinën e verës mund të rendisim një listë të gjatë ushqimesh të mrekullueshme. Misri është ndër ushqimet më karakteristike dhe të shijshme të saj. Asgjë nuk thotë verë më shumë se misrat e pjekur në rrugë apo ata të zier që përgatiten në shtëpi. Shumë i preferuar për të gjithë familjen, misri nuk është vetëm një ushqim i shijshëm që konsumohet pasditeve apo darkave vonë. I pasur me vlera ushqyese dhe vitamina, ndihmon organizmin për një sërë problemesh duke filluar që nga rënia në peshë e deri tek diabeti. Në këtë artikull tregohet mënyra më e mirë e përgatitjes së tyre për të përfituar nga lista e gjatë e vlerave që kanë.

05:26
Këto produkte janë të nevojshëm kundër depresionit, kujdesi që ju duhet

Një studim i ri ka zbuluar se probiotikët, ose kombinimi i prebiotikëve dhe probiotikëve, ndihmon në zbutjen e simptomave të depresionit.

05:05
BE do të sanksionojë Rusinë, Kinën dhe Korenë e V. për sulme kibernetike

Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për sanksionimin e Agjencisë së Ineligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), si dhe të disa subjekteve kineze dhe verikoreane, për shkak të tre sulmeve të ndara kibernetike në tre vjetët e fundit.

04:40
Presidenti Trump përsërit thirrjet për rihapjen e shkollave

Presidenti Donald Trump ka përsëritur thirrjet për rihapjen e shkollave në vjeshtë. Në konferencën për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se nuk ka problem të dërgojë djalin, Barron, si dhe nipat e mbesat në shkollë, duke thënë se shkollat duhet të rihapen megjithëse shumë ekspertë thonë se kjo mund të rrisë ritmet e përhapjes së epidemisë.

04:16
Laboratoret amerikane të stresuara nga kërkesa e papërballueshme për teste

Laboratoret në mbarë SHBA po ndjejnë barrën e rëndë të testeve të shtuara për koronavirusin. Shtimi i kërkesave ka rezultuar në pritje të gjata dhe ekspertët thonë se vonesat në dhënien e rezultatit minojnë përgjigjen ndaj pandemisë. Ndërkohë që numri i total i të diagnostikuarve me koronavirus deri tani ka arritur në 3.9 milionë vetë dhe ritmet e përhapjes po intensifikohen, mbingarkesa në laboratoret e diagnostikimit po krijon problem për amerikanët që nuk mund të kthehen në punë deri kur të marrin rezultatin negativ në analiza, si dhe institucione si shtëpitë për të moshuarit që përpiqen të pengojnë përhapjen e sëmundjes në mjediset e tyre. Stres të madh po përjetojnë edhe vetë laboratoret që duhet t’u përgjigjen kërkesave në rritje për teste.

03:50
Teleskopi Evropian merr foton e parë të një sistemi tjetër diellor

Observatori Evropian Jugor (OEJ) publikoi të mërkurën imazhin e parë të kapur ndonjëherë nga një teleskop, i disa planetëve që rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me diellin.

03:25
VOA: A mundëson sistemi amerikan zgjedhor një qeverisje nga pakica?

Kur analizon fillesat e protestave të lëvizjes Black Lives Matter, aktivisti dhe profesori Todd Gitlin sheh reagimin e një shumice ndaj kontrollit të pakicës.

03:03
Presidenti Trump dërgon agjentë federalë në më shumë qytete për të shuar dhunën

Agjentët federalë të zbatimit të ligjit janë duke u dislokuar në dy qytete të tjera amerikane për t’i dhënë fund një rritjeje të numrit të vrasjeve. “Kjo gjakderdhje duhet të marrë fund. Kjo gjakderdhje duhet të përfundojë, “tha Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke njoftuar zgjerimin e të ashtuquajturit “Operacioni Legjenda”. Aksioni federal filloi dy javë më parë në qytetin Kansas në Mizuri, duke rezultuar në 200 arrestime, tha Prokurori i Përgjithshëm amerikan William Barr, dhe tani do të zgjerohet në qytetin Albakërk të shtetit Nju Meksiko, dhe në qytetin më të madh në perëndimin e vendit – në Çikago të shtetit Illinoi.

02:42
Pengjet ukrainase jashtë rrezikut pas 12 orësh tensioni

Zyrtarët e Ukrainës thonë se të gjitha pengjet janë liruar dhe pengmarrësi u arrestua pas një ngërçi 12-orësh në një autobus. Pengmarrja përfundoi pasi Presidenti Volodymyr Zelenskiy foli në telefon me të dyshuarin.

02:20
Konflikti në Mesdhe/ Sa legjitime janë pretendimet e Turqisë?

Dëshira e Ankarasë për të zgjeruar zonat e saj detare i ka rritur sërish tensionet me Greqinë. Operacionet turke për të nxjerrë naftë dhe gaz në pjesën përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës kanë nisur në vitin 2019 dhe pritet të vazhdojnë në fund të verës.

01:57
Do frenojmë plakjen? Shkencëtarët, vetëm një hap larg

Plakja është e pashmangshme, por shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë mund të jenë një hap larg të vonuarit të këtij procesi. Studimet e kryera me majanë, e zgjedhur sepse qelizat e saj janë lehtësisht të manipulueshme, i kanë ndihmuar ata të shohin nëse qelizat plaken me të njëjtin ritëm dhe për të njëtat arsye.

01:36
Filloi lufta? Urdhërohet mbyllja e konsullatës së Pekinit në Houston

Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston, një lëvizje kjo e përshkruar nga Pekini si “provokim politik” dhe nga Washingtoni si “ përpjekje për të mbrojtur pronën intelekuale amerikane”.

01:15
Britania e Madhe: Spanja mund të shpallet e pasigurtë për pushuesit

Britanikët që shijojnë diellin e Spanjës mund të përballen me karantinën e detyruar kur të kthehen në atdhe, thonë mediat angleze. Kjo për shkak se destinacioni popullor i pushimeve ka parë së fundi një tjetër rritje të rasteve me koronavirus.

00:43
Chelsea i papërmbajtshëm në merkato, me Kai Haverts Lampard bën një formacion të frikshëm

Chelsea i Frank Lampardit është një nga skuadrat që ka befasuar më shumë Europën këtë vit. Blutë e Londrës, në vitin e parë nën drejtimin e 42-vjeçarit, synojnë vendin e tretë në Premier League si dhe janë kualifikuar në finalen e FA Cup, ku do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetas (edhe ai në sezonin e parë në krye të “topçinjve”).

00:22
Verona e kënaqur me punën e Juriç, i rinovon kontratën për 3 sezone

Verona është një nga surprizat më të bukura të sezonit aktual të kampionatit italian, pasi erdhi nga Seria B dhe menjëherë ndërtoi një skuadër konkurruese, duke siguruar mbijetesën shumë herët dhe duke garuar deri para pak ditësh edhe për një vend në kupat e Europës.