E shtunë, 19 Shtator 2020
14:28
Mediat malazeze: Dritan Abazoviç ministër i jashtëm i Malit të Zi, i katërti shqiptar në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi.

14:26
Stuhitë në Jupiter, pamje nga teleskopi “Hubble”

Sa herë që teleskopi hapësinor Hubble fikson një imazh të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, Jupiteri duket i ndryshëm.

14:24
Afërdita, planet rus/ Moska “zgjeron” pretendimet

Pasi ka përfunduar pretendimet për territore në tokë, Rusia tani ka hedhur sytë nga hapësira dhe ka zgjedhur Afërditën, për të cilën thotë se është një planet rus.

14:07
Video-Qafë-Thanë/ Merr flakë “Audi” në ecje, shpëton për mrekulli familja! Ngjarja bën radhë makinat

Një makinë audi A6 ka marrë flakë në Qafë Thanë në ngjitje.

14:04
Historia e jashtëzakonshme e miliarderit që s’ka më asnjë kacidhe dhe është i lumtur! Ai fali 8 miliardë dollarë

Charles Chuck Feeney, themeluesi i “Duty Free Shoppers” është zyrtarisht trokë, ashtu siç vetë ka dëshiruar prej kohësh.

13:52
Policia shqiptare kap në doganën e Morinit me armë këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar këngëtaren Fjolla Morina e cila tentojë të hyjë në Shqipëri duke mbajtur armë zjarri me vete.

13:38
Përplasja me Turqinë/ Dendias: Mund ta zgjidhim në Hagë

Dialog me shtensionim të menjëhershëm dhe praktik të situatës, ose sanksione për Turqinë. Ne jemi të gatshëm plotësisht për dialog, por pa devijime – thotë ministri i jashtëm grek Nikos Dendias në një intervistë për mediat greke vetëm pak ditë para takimit të këshillit evropian.

13:22
SHBA dërgon radarë dhe mjete të blinduara luftarake në Siri

Komanda e Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se në verilindje të Sirisë ka dërguar radarë të tipit Sentinel dhe mjete të blinduara luftarake Bradley.

13:21
Luftë me virusin/ Vazhdon të rritet bilanci i viktimave në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa në Meksikë 624.

13:17
Moti në Greqi, i paqëndrueshëm/ Autoritetet thirrje: Mos dilni pa arsye nga shtëpia!

Moti në Greqi vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa Mbrojtja civile greke u ka dërguar mesazh banorëve të zonës ku paralajmërohen të mos dalin pa arsye dhe të qëndrojnë në zona të ngritura për të shmangur përmbytjet.

13:05
Meta thirrje: Hapini listat 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu

Pas deklarimeve me një gjuhë kërcënuese dhe ultimative ndaj Edi Ramës të premten, Presidenti Ilir Meta edhe këtë të shtunë u përfshi në debatet për amendimet e kodit zgjedhor.

13:00
Marrëveshja finale me Serbinë, vështirë e arritshme gjatë këtij viti

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi po shihet si vështirë e arritshme gjatë vitit.

12:59
Kosovë/ ​Banorët e Karaçevës nuk flasin për kazinotë pasi ndihen të frikësuar

Një natë më parë në fshatin Karaçevë të Kamenicës janë arrestuar 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë pas një aksioni në këtë fshat, në rajonin e Prishtinës, si dhe lokacione të tjera të vendit.

12:45
73 pika kontrolli në gjithë vendin/ Armë dhe drogë, policia hyn në banesa e lokale

Vijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

12:38
Liverpool gati të kompletojë transferimin e Diogo Jotas për 49 milionë euro

Liverpooli është gati të kompletojë goditjen e radhës në merkato dhe ai është sulmuesi i Wolves, Diogo Jota për shifrën 49 milionë euro, raporton “Goal.com”

12:31
SHBA-ja dërgon trupa në Siri pas përplasjeve me forcat ruse

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar prezencën ushtarake në Siri, pasi disa forca ushtarake rusë kanë intensifikuar tensionet në këtë vend.

12:30
Zyrtarët amerikanë ndryshojnë udhëzimet për testimin

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë tërhequr një udhëzim të muajit gusht që kishte krijuar shkaktuar polemika të forta, i cili sugjeronte se nuk ishte e nevojshme të testoheshin personat pa simptoma që mund të ishin ekspozuar ndaj koronavirusit.

12:24
Kina kundër SHBA-së/ E akuzon për “bullizëm”

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bullizëm dhe ka sugjeruar se mund të marrë kundërmasa të paspecifikuara pasi Uashingtoni ndaloi shkarkimin e aplikacionit popullor të videove TikTok dhe efektivisht bllokoi përdorimin e aplikacionit të mesazheve kinez, WeChat.

12:14
Aksident në Durrës/ Autoboti përplas makinën në rrethrrotullim

Një aksident pa pasoja për jetën ndodhi në rrugën hyrëse të qytetit bregdetar të Durrësit, pranë stacionit të trenit.

12:07
Zuckerberg, Bezos e Musk/ Pandemia i pasuron më shumë

Pandemia globale, përveç gjithë telasheve, ka bërë që të pasurohen akoma më shumë, miliarderët amerikanë.

11:58
Sonte në “Hipokrati”! Gjinekologjia bashkëkohore në spitalin Salus

Në emisionin e sotëm, me temë “Gjinekologjia bashkëkohore në Spitalin Salus”, “Hipokrati” do të ndalet tek shëndeti riporodhues i grave, pra do të trajtojë infertilitetin ose pamundësinë për të patur fëmijë. Do të trajtohet gjithashtu pse infertiliteti po bëhet një problem i ndjeshëm psikologjik për gratë të cilat përballen me një fenomen të tillë.

11:53
E sikletshme/ Incident në Irlandë, gruaja godet me shishe kryeministrin Leo Varadkar

Një situatë e sikletshme ka ndodhur me kryeministrin irlandez Leo Varadkar.

11:46
Video/ Panik në Kamëz, zjarr në derë të bashkisë. Xhelal Mziu e transmeton live ne facebook

Hyrja e bashkisë Kamëz ka marrë flakë.

11:41
Hoti për operacionin policor në Karaçevë: Ky është vetëm fillimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat e tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

11:38
Dy të vdekur dhe 14 të plagosur nga të shtënat masive gjatë një feste në New York

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave gjatë një feste në oborrin e një shtëpie në New York.

11:30
Cakaj: Mbështetje për të filluar puna për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

11:05
Veliaj: Do të mbahemi mend për shkollat që kemi ndërtuar. Shkollat e reja me standarde evropiane

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kantierin e ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Vaçe Zela”, në të cilën është integruar edhe një kopësht, dhe të shkollës së mesme “Kristo Frashëri”, të cilat zgjidhin përfundimisht nevojat e 7 mijë banorëve të këtij komuniteti.

10:54
Për të protestuar, jo luajtur/ Superiorja në fushë

Skuadrat e Kategorisë Superiore do të kthehen në fushën e lojës, jo për të filluar kampionatin, por për të zhvilluar një protestë.

10:48
Foto/ Ja kush është 43-vjeçari i arrestuar në Elbasan, i kërkuar për plagosjen e 3 tre personave

Personi në foto është 43-vjeçari Gentian Mino, i arrestuar sot nga policia e Elbasanit.

10:21
Hetimi disa mujor/ Nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorit dhe i shiste me dokumente false, arrestohet administratori i firmës private

Pas një hetimi disa mujor ka përfunduar në pranga një 36-vjeçar, administrator i një firme private që nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorrit. Ai është A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar.

10:14
I përfshirë në ngjarje kriminale, arrestohet 43-vjeçari (emri)

Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika” arrestoi 43-vjeçarin Gentian Mino.

10:09
​Historianët e Deçanit: Hoti duhet të japë dorëheqjen

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Uashington, duke thënë se nuk mund të quhet marrëveshje historike pasi janë letra vetnënshkruese të cilat i kanë sjelle shumë dëme të pariparueshme Kosovës.

09:59
​Ndeshjet kryesore të ditës së sotme

Sot do të jetë një ditë tejet e pasur për të gjithë adhuruesit e futbollit ndërkombëtar me shumë sfida interesante nga kampionatet kryesore evropiane.

09:55
Bashkia Tiranë: “Rruga e Durrësit”, trotuare të rinj dhe koncept i ri lëvizjeje për makinat dhe biçikletat

Bashkia e Tiranës njofton se vijon puna në Rrugën e “Durrësit“, “për t’u përfunduar sa më parë dhe për t’i dhënë pamjen e merituar një arterie kaq të rëndësishme të kryeqytetit”.

09:42
Cikloni “Ianos”! Shkon në 2 numri i viktimave në Greqi, gjendet në një përrua 64-vjeçari shqiptar

Dy jetë të humbura, një bari 64 vjeç nga Shqipëria dhe një e moshuar në fshatrat e Kardhitsës dhe Farsalës, si dhe një 40-vjeçare e zhdukur është bilanci tragjik i kalimit të ciklonit mesdhetar “Ianos” nga ishujt grekë të detit Jon dhe zonat e Greqisë Perëndimore e asaj Qendrore.

09:40
Vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’dua para e as ushqim por një jetë më të mirë. Nuk jam terroriste

6 refugjatë afganë u kapen nga policia në zonën e quajtur “Enkelana” në Pogradec. Dy familje me 3 fëmijë, 2 prej familjeve minorenë kishin udhëtuar në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec.

09:22
Amerikanët në vështirësi, ndërsa Kongresi ende në ngërç për miratimin e asistencës

Restoranti i njohur i Nju Orleansit, K-Paul’s Louisiana Kitchen, nuk ekziston më — një tjetër viktimë e pandemisë.

09:12
Ish-kryeministri japonez, Abe viziton tempullin e diskutueshëm

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe deklaroi se ka vizituar tempullin e diskutueshëm Yasukuni për të njoftuar dorëheqjen e tij si kryeministër.

08:58
“Pse sheh ashtu?”/ Sherri banal që përfundoi në vrasje, si u përndoqën me makinë për një fjalë goje babë e bir (historia e plotë)

Sherri banal që ndodhi natën e kaluar në Durrës u mbyll me 1 të vrarë, 2 të plagosur, 5 persona të arrestuar dhe 3 të tjerë në kërkim.

08:48
“Perimetri”/ Transportonin emigrantë, dy në pranga

Dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit janë goditur nga policia.

08:44
Zbulohet i dashuri i ri i Bebe Rexhës, fotografohet duke u puthur me kinematografin Keyan Safyari

Bebe Rexha po dëshmon se jeta e saj e dashurisë nuk është ‘një rrëmujë’ siç ka kënduar në të kaluarën në këngën “I’m a mess”.

08:31
I shfrytëzuar për të vrarë, përdhunuar dhe abuzuar myslimanë/ Boshnjakët përpiqen të heqin “hotelin e tmerreve” nga Google

Kundërshtarët e irrituar të përpjekjeve për ta reklamuar një hotel famëkeq në Bosnje, e kanë kthyer vëmendjen e tyre nga gjiganti i kërkimeve në internet, Google.

08:25
Pas paralajmërimit të OBSH-së, vendet evropiane shpallin kufizime të reja. Ja ç’po ndodh

Vendet evropiane njoftuan masa të reja kufizuese për shkak të koronavirusit, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e infektimit kanë filluar të përhapen sërish në mbarë kontinentin evropian me “ritme alarmuese”.

08:21
​Afër 15 mijë raste me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive.

08:20
“Mali i Zi mbetet multi -kulturor, multi-etnik, multi-fetar”

Aleanca “Për të ardhmen e Malit të Zi” fitoi në mes të muajit gusht zgjedhjet në ish-Republikën e Jugosllavisë. Kandidati kryesor opozitar, Zdravko Krivokapiç flet në një intervistë për DW mbi programin e tij qeveritar.

08:13
“Kemi përpara një dimër të vështirë”/ Paralajmërimi: Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë

Gjatë pandemisë së koronës gjermanët dëgjonin këshillat e virologut, Christian Drostenit. Në një intervistë për Deutsche Wellen ai paralajmëron se kemi përpara një dimër të vështirë.

08:07
QUINT i kërkon Kosovës të mos dëmtojë misionin e Gjykatës Speciale

Pasi për herë të dytë pranë zyrave të OVL të UÇK-së u lanë qindra dosje sekrete të Gjykatës Speciale, vendet e QUINT-it i kërkojnë Kosovës të mos dëmtojë misionin e kësaj gjykate.

07:39
Ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria do të mbizotërohet do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që në zonat jugore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:12
Cikloni në Greqi/ Shpëtohet një familje emigrantësh shqiptarë me një djalë 3 vjeç

Cikloni i rrallë mesdhetar “Ianos” ka goditur fuqishëm disa zona të Greqisë. Në të gjitha zonat të cilat ka prekur cikloni Shërbimi Zjarrfikës ka pranuar mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga permbytjet.

07:00
Cikloni ‘Ianos’ godet fuqishëm Greqinë, shënohet viktima e parë

Është shënuar viktima e parë nga cikloni mesdhetar “Ianos”, i cili po godet shumë zona të Greqisë në Greqi. Ajo është një grua në fshatin Vasili në Farsala.

06:54
Vitamina kryesore për një kujtesë të fortë, doza e duhur dhe ushqimet ku e gjeni

Pavarësisht të gjithë këshillave të mjekëve dhe ekspertëve për një dietë sa më të pasur ushqimore, duket se mungesat në vitamina janë ende prezente. Këtë e pohojnë shumë mjekë të cilët shprehen se pavarësisht larmishmërisë në ushqime, jo gjithnjë njerëzit arrijnë të zgjedhin ato me më shumë vitamina. Veçanërisht disa prej tyre të cilat duhet të konsumohen çdo ditë dhe në mënyrë të vazhdueshme.

06:49
Zbuloni sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa. A mjaftojnë 10,000 hapa për të përmirësuar shëndetin? A duhet të ecni më shumë apo më pak?

06:33
Dhjamosja e mëlçisë/ Cilat ushqime duhet të hani për mëngjes

Dhjamosja është një problem serioz që kërcënon shëndetin e mëlçisë. Ky organ rrethohet nga depozita të panumërta të yndyrës të cilat ndikojnë negativisht në funksionet bazë të mëlçisë dhe krijojnë inflamacion. Një regjim i shëndetshëm ushqimor, i shoqëruar nga ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës mund të rikthejnë mëlçinë në gjendjen e mëparshme. Njerëzit që vuajnë nga dhjamosja e mëlçisë duhet të tregojnë shumë kujdes për ushqimin, vaktet dhe veçanërisht atë të mëngjesit.

06:16
Uji i patëllxhanit/ Zgjidhje për kolesterolin, zemrën, mëlçinë

Uji me patëllxhan është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur nën kontroll nepsin e shfrenuar por edhe për të pastruar organizmin nga toksinat e dëmshme. Ai është efikas për të mbajtur nivelet e kolesterolit nën kontroll, një aspekt shumë i rëndësishëm, duke pasur në konsideratë rolin negativ të kolesterolit në organizëm.

05:52
Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njoftoi Gjykata. Ajo ishte 87-vjeçe. Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.

05:35
Drejtori i FBI-së: Rusia nuk heq dorë nga ndërhyrja në zgjedhje

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, duke u munduar të dëmtojë shanset e fushatës së kandidatit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden, një përfundim që duket se nuk po i shkon për shtat Presidentit Donald Trump.

05:20
Raporti/ Kompanitë e medias sociale po fshijnë provat për krime lufte

Kompanitë e mediave sociale po heqin video dhe imazhe që sipas një raporti të ri nga organizata Human Rights Watch mund të jenë jetike në ndjekjen penale të krimeve të rënda. Facebook, YouTube dhe Twitter përmes formulave algoritmike të Inteligjencës Artificiale për heqin video që konsiderohen të papërshtatshme ose të paligjshme. Organizata Human Rights Watch thotë se prova që mund të jenë jetike, janë duke humbur ose shkatërruar.

05:01
Amerikanët në vështirësi, ndërsa Kongresi ende në ngërç për miratimin e asistencës

Restoranti i njohur i Nju Orleansit, K-Paul’s Louisiana Kitchen, nuk ekziston më – një tjetër viktimë e pandemisë. “Rezistuam sa mundëm, por nuk kishim tjetër rrugëdalje,” thotë bashkëpronarja Brenda Prudhomme. Nuk ishte e lehtë. Ky restorant ka qenë i preferuar për banorët lokalë dhe një ndër më të njohurit në Dristriktin Francez, një lagje e famshme e këtij qyteti historik. Xhaxhai i saj, Paul Prudhomme, shef i njohur i kuzhinës amerikane e çeli atë 40 vjet më parë duke popullarizuar kuzhinën kreole dhe gatimin kejxhun të zonës.

04:59
SHBA do të ndalojë shkarkimin e dy aplikacioneve kineze

Departamenti amerikan i Tregëtisë tha se do t’i ndalojë njerëzit në Shtetet e Bashkuara që të shkarkojnë aplikacionet WeChat dhe TikTok që janë nën pronësi të firmave kineze, duke filluar nga 20 shtatori.

04:25
SHBA/ Shpresë për një paketë të dytë ndihmash

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ringjalli këtë javë shpresat për një paketë të dytë ndihmash për miliona amerikanë në vështirësi që humbën vendet e punës për shkak të rënies ekonomike nga pandemia, kur u kërkoi ligjvënësve republikanë që të mbështesin një legjislacion për lehtësim ekonomik.

04:04
Pohimi shokues i doktorit gjerman: Schumacher në gjendje vegjetative, dëmi i pakthyeshëm

“Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë”.

03:46
SHBA/ Pas disa javësh rënie, rastet me Covid-19 rriten sërish

Rastet ditore të koronavirusit në SHBA po rriten përsëri, një tendencë kjo që ekspertët mjekësorë thonë se nuk do të donin ta shikonin në një kohë kur një sezon i komplikuar gripi po afrohet.

03:25
Vendet e OSBE-së caktojnë ekip hetimi për Bjellorusinë

Shtatëmbëdhjetë vende anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë emëruar një ekip të pavarur ekspertësh për të hetuar pohimet për shkelje në zgjedhjet presidenciale të gushtit në Bjellorusi, tha Danimarka.

03:03
Covid-19/ Rritet sërish numri i viktimave në Francë

Numri i viktimave në Francë si pasojë e koronavirusit po vjen në rritje, për të parën herë që nga fundi i izolimit atje. Agjencia e shëndetit publik në vend paralajmëroi të premten se të gjithë indikatorët e koronavirusit tani po përkeqësohen.

02:41
Tenisi rikthehet me tifozë, Roland Garros do të presë publikun

Një prej turneve më të rëndësishëm botërorë të tenisit, Roland Garro’ do të luhet në prezencën e publikut, edhe pse me një numër të kufizuar. Frika për shtimin e të infektuarve nga koronavirusi në një nga vendet më të prekura në Europë ka imponuar kujdes te autoritetet franceze, por ata nuk do t’i heqin kënaqësinë e këtij sporti, të paktën disa mijëra tifozëve.

02:20
Presidenti turk jep sinjalin për uljen ne tryezën e bisedimeve/ Erdogan: Gati të takoj Mitsotakis

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Turqia ishte e gatshme të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në mesdheun lindor.

01:58
Irani në valën e tretë të pandemisë/ Mbi 3 mijë të infektuar në ditë, shifra më e lartë që nga shkurti

Irani duket se ka hyrë në valën e tretë të koronavirusit me numrin e infektimeve të reja në mbi 3 mijë në ditë, shifër kjo më e larta që kur virusi u shfaq në vend në shkurt. Irani ishte një nga vendet e para në botë, jashtë Kinës, që u prek nga koronavirusi.

01:44
Zgjedhjet lokale në Itali/ E djathta ekstreme në avantazh, koalicioni që mbështet Conte-n po humb terren

Të djelën dhe të hënën, në shtatë rajone të Italisë mbahen zgjedhjet lokale- testi i parë i madh elektoral ky për koalicionin e brishtë kombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit.

01:33
Rezoluta e Vetëvendosjes/ Nisma kundër qeverisë mbetet pezull, nuk kishte kuorum në Parlamentin e Kosovës

Në mungesë të kuorumit rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mbeti sërish pa u hedhur në votim në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.

01:19
Covid-19/ Izraeli hyn në izolim 3-javor, karantinë e pjesshmë në Angli dhe Spanjë

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë globin ka kaluar 30 milionë dhe mbi 940 mijë janë viktimat. SHBA, India dhe Brazili kanë numrin më të madh të rasteve të konfirmuara por ajo që shqetëson është Evropa. Shumë vende në hemisferën veriore tani po përballen me një valë të dytë të pandemisë në një kohë kur dimri po afron.

01:00
Maqedoninë e Veriut/ Mësimi do zhvillohet online për shkak të rritjes së numrit të rastve me Covid-19

Tetë të vdekur, 144 të infektuar dhe 97 të shëruar, është bilanci i së premtes i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me rastet e reja, numri i të vdekurve ka arritur në 683. Të vdekurit janë nga qytetet: Kumanovë, Shtip, Prilep, Tetovë, Strumicë, Vinicë dhe Kërçovë.

00:45
Bundesliga, një festival golash që në start/ Bayern mund Schalke 8-0

Bundesliga gjermane e futbollit ngriti siparin me një festival golash, një spektakël në Alianz Arena që rikonfirmoi se Bajern do të ketë armik vetëm veten në këtë sezon, për të mbrojtur titullin. 90 minutëshi në Bavari ishte një provë force e skuadrës së Hansi Flik e cila shënoi plot 8  gola në portën e Shalkes pa pësuar asnjë, duke e kthyer mbrëmjen e miqve nga Gelsenkirshen në një debutim për ta fshirë nga kujtesa sa më shpejt.

00:32
Operacion i madh në Kosovë/ 33 të arrestuar, mes tyre 10 zyrtarë policie

Pas një hetimi gati një vjeçar Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë vënë në pranga 33 persona, ku mes tyre janë 10 zyrtarë policie lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

00:17
Durrës, vritet babai, plagoset djali/ Babë e bir u qëlluan pas sherrit në lokal. 39 vjeçari humbi jetën në spital

Një person u vra mbrëmjen e së premtes në qytetin e Durrësit dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sherri të çastit në mjediset e një lokali.

E premte, 18 Shtator 2020
23:58
Problemet nuk mbarojnë, Setien hedh në gjyq Barcelonën

Si të mos mjaftonin problemet me futbollistët e skuadrës kush i ndarë në shtëpi e kush i detyruar të qëndrojë përkundër vullnetit, te skuadra e Barcelonës shtohet një tjetër ngërç ligjor. Ish trajneri Kike Setien që u shkarkua këtë verë pasi dështoi të përmbushë objektivat e klubit katalanas, ka hedhur në gjyq shoqërinë blaugrana, pasi kishte një kontratë deri në vitin 2022.

23:41
Benitez flet për rivalitetin e hershëm me Mourinhon: Kishte pasion dhe emocione

Ish – trajneri I Liverpoolit, Rafa Benitez, foli me nostalgji për rivalitetin e dikurshëm ndërmjet tij dhe trajnerit të Chelsea-t, Jose Mourinho. Në vitin 2004 dy trajnerët lanë respektivisht Valencian e Porton dhe mbërritën në të njëjtën kohë në Angli, për të nisur një rivalitet të ashpër që ndryshoi në mënyrë rrënjësore edhe historinë e përballjeve ndërmjet ekipit nga Merseyside dhe klubit londinez.

23:26
Scaloni publikon listën, Messi, Dybala e Lautaro në kombëtare

Përfaqësuesja e Argjentinës kthehet për të luajtur një ndeshje zyrtare pas shkëputjes prej pandemisë së Koronavirusit dhe do ta bëjë me Leo Messi në mesin e të grumbulluarve. “Ylli” i Barçës është pjesë e listës me 30 lojtarë që do të vihen nën urdhrat e Lionel Scalonit. Ftesë kanë marrë edhe dy “yjet” e Serisë A, Dybala dhe Lautaro Martinez, si dhe Giovanni Simeone i Cagliarit.

23:01
Pogradec/ Ishte me shpejtësi të lartë, shoferi humb kontrollin. Përplaset me shtyllën e pastaj me murin e një shtëpie

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon.

23:01
Alcantara kontratë 4-vjeçare me Liverpoolin: Ky klub, fitues si unë

Tashmë është zyrtare, Thiago Alcantara firmos me Liverpoolin. Kampionët në fuqi të Anglisë shpenzuar 25 milionë stërlina për ta shkëputur mesfushorin nga Bayerni i Mynihut, skuadër me të cilën spanjolli sapo fitoi “tripletën”.

22:59
Kinezët ndërtojnë qytet rezistues ndaj koronavirusit

Kina po ndërton një qytet të ri, të zgjuar “rezistues ndaj COVID-19”, me vendbanime të vetë-qëndrueshme të dizajnuara për të bërë jetën e njerëzve më të lehtë.

22:50
OBSH: Solidaritet global për të luftuar pandeminë

Fuqitë e mëdha ende nuk po arrijnë ta luftojnë së bashku pandeminë, tha sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndërsa agjencia e OKB numëroi më shumë se 30 milionë raste COVID-19 në të gjithë botën.

22:45
Kafshë, njerëz dhe ndërtesa përrallore/ Njihuni me disa nga fotografitë më të mira të vitit 2020

Fotografë nga e gjithë bota kanë dërguar fotografitë e tyre më të mira në konkursin “Sony World Photography Awards 2020.

22:41
Bajerni e nis me goleadë kampionatin, i shënon 8 gola Shalkes

Bajerni i Mynihut e ka nisur me një fitore me goeladë ndeshjen e parë të kampionatit gjerman.

22:33
Lëkundje tërmeti në Tiranë!

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndier në Tiranë.

22:24
Tensionet me Greqinë/ Erdogan: Gati të takoj Mitsotakis

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Turqia ishte e gatshme të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në mesdheun lindor.

22:22
Trinjakët po luanin në dhomën e gjumit, komodina i bie përsipër dhe… (VIDEO)

Ajo që mund të konsiderohej si një lojë mes fëmijëve, mund të kishte përfunduar në një tragjedi në një shtëpi në SHBA.

22:19
Twitter do të rrisë sigurinë e llogarive me profil të lartë para zgjedhjeve në SHBA

Twitter njoftoi se para zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor në SHBA do të rrisë sigurinë e llogarive të politikanëve të lartë dhe gazetarëve kundër rrezikut të konfiskimit të tyre.

22:15
Pas javësh në rënie/ Në SHBA, rastet me covid rriten sërish

Rastet ditore të koronavirusit në SHBA po rriten përsëri, një tendencë kjo që ekspertët mjekësorë thonë se nuk do të donin ta shikonin në një kohë kur një sezon i komplikuar gripi po afrohet.

22:14
Kamboxhia, 7 të vdekur nga goditja e rrufesë

Rrufeja ka goditur një shtëpi në provincën Battambang në veriperëndim të Kamboxhias duke shkaktuar vdekjen e 7 personave.

22:08
Bale dhe Regulion te Tottenham, zyrtarizimi çështje orësh!

Tashmë nuk ka më dyshime! Jose Mourinho do të ketë në skuadrën e tij dy përforcimet e rëndësishme që synonte.

22:06
Palestina regjistron 692 raste të reja dhe 9 vdekje nga Covid

Palestina regjistroi sot 692 raste të reja të koronavirusit  dhe 9 raste të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit.

21:59
Tajlanda regjistron vdekjen e parë nga Covid-19 pas tre muajsh

Tajlanda ka regjistruar vdekjen e saj të parë nga Covid-19 pas më shumë se tre muaj, njoftoi sot media lokale.

21:56
50 vjet nga vdekja/ Shtëpia e Hendrix, një muze

Jimi Hendrix u bë i famshëm në Londër duke shpërthyer në skenën muzikore të viteve 1960 me performancat e tij mahnitëse në kitarë, para se të ndahej nga jeta, 50 vite më parë, kur ishte vetëm 27 vjeç.

21:49
Pamje që rrallë i shohim/ Ullinjtë shekullor digjen në fshatin Sinaballaj, banorët prej orësh në luftë me flakët

Pamje që rrallë i shohim.

21:48
Maqedoni e Veriut, vazhdojnë protestat javore kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, si dhe në disa qytete tjera të vendit, kanë vazhduar protestat javore kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, rritjes së çmimit për 7,4 për qind që është paralajmëruar se do të fillojë nga muaji shtator.

21:46
Personi i paidentifikuar futet me mjet në rezidencën e ambasadorit të SHBA në Moskë

Një shtetas me kombësi ruse raportohet se ka hyrë me mjetin e tij brenda perimetrit të ndaluar të rezidencës së ambasadorit amerikan në Moskë, Vila Spaso.

21:38
Stuhia e stilit të uraganit godet perëndimin e Greqisë

Një stuhi e rrallë e stilit të uraganit është duke prekur ishujt në perëndim të Greqisë, duke nxitur shira të rrëmbyeshëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

21:29
(FOTO)/ Qiejt e Kalifornisë shkëlqejnë nga zjarret

Prej disa ditësh Kalifornia është përfshirë nga zjarret. Qindra hektare me pyje janë djegur saqë tymi i flakëve mbërriti deri në Evropën Veriore.

21:28
Berat/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në një dyqan ushqimor

Një makinë në Berat ka humbur kontrollin duke qarkulluar në dalje të qytetit dhe ka përfunduar brenda një dyqani ushqimor në anë të rrugës.

21:27
Sherri që rezultoi fatal!/ U plagos bashkë me të birin, ndërron jetë në spital 39-vjeçari. Autori në Tiranë tek Trauma (emrat)

Ka ndërruar jetë në spital 39-vjeçari Armando Baboçi i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në një lokal në Durrës pas një sherri të çastit.