Bajerni e nis me goleadë kampionatin, i shënon 8 gola Shalkes

18/09/2020 22:41

Bajerni i Mynihut e ka nisur me një fitore me goeladë ndeshjen e parë të kampionatit gjerman.

Bavarazet shkërmoqën në “Allienz Arena” ekipin e Shalkes me rezultatin e thellë 8-0.

Serinë e golave e hapi talenti gjerman Serge Gnabry ku arriti të shënonte që në minutën e 4-t një gol spektakolar. Më pas dyfishoi në rolin e ishit, Leon Goretzka, ndërsa Leëandovski shënoi edhe golin e tretë.

Ndërsa në pjesën e dytë, portiere Fahrmann u detyrua ta nxirrte edhe pesë herë të tjera topin nga rrjeta. Ashtu si në pjesën e parë ishte sërish Gnabry që shënoi dy gola të shpejtë, duke realizuar edhe hat-trickun e tij të parë që në nisje të kampionatit.

Goli i gjashtë u realizua nga Muller në minutën e 69-të, ndërsa dy minuta më pas, sërish një tjetër ish lojtar i Shalkes si Leroy Sane shtatëfishoi rezultatin.

Por qershia mbi tortë ishte goli i tetë i cili u realizua nga 17 vjeçari Musiala. Një debutim ëndrash për anglezin.

Top Channel