Alcantara kontratë 4-vjeçare me Liverpoolin: Ky klub, fitues si unë

18/09/2020 23:01

Tashmë është zyrtare, Thiago Alcantara firmos me Liverpoolin. Kampionët në fuqi të Anglisë shpenzuar 25 milionë stërlina për ta shkëputur mesfushorin nga Bayerni i Mynihut, skuadër me të cilën spanjolli sapo fitoi “tripletën”.

Të enjten u njoftua se “the Reds” i kishin përfunduar negociatat me gjigantët gjermanë pas një vere spekulimesh që e lidhnin Thiagon me stadiumin “Anfield” dhe tani marrëveshja bëhet zyrtare.

Thiago ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do të veshë fanellën me numër 6. 29-vjeçari i përfaqësueses së Spanjës për faqen zyrtare të Liverpoolit u shpreh:

“Është një ndjenjë e mahnitshme. E kam pritur për shumë kohë këtë moment dhe jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Me kalimin e viteve, përpiqesh të fitosh sa më shumë që të mundesh dhe kur e arrin këtë, të shtohet edhe më shumë oreksi. Mendoj se ky klub përshkruan atë që unë në të vërtetë jam. Dua të arrij të gjitha objektivat, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur.”

Alcantara është futbollist fitues dhe këtë e tregon numri i trofeve të koleksionuar me Barcelonën dhe Bayernin, plot 24 në total.

Top Channel