Pogradec/ Ishte me shpejtësi të lartë, shoferi humb kontrollin. Përplaset me shtyllën e pastaj me murin e një shtëpie

18/09/2020 23:01

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon.

Një mjet tip benz i cili ka qene duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me murin e një banese.

Për pasojë është plagosur 1 person, pasagjeri i mjetit ndërsa ka dëme të shumta materiale.

Policia në vendngjarje.

Top Channel