Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Turqia ishte e gatshme të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në mesdheun lindor.

Kërkimi për gaz dhe naftë në rajon ka ndezur një përplasje që ka bërë që dy fqinjët, aleatë të NATO-s, të nisin stërvitje ajrore dhe detare në ujërat strategjikë mes qipros dhe ishullit grek të kretës.

“A mund të ketë një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis? E rëndësishme është cfarë ne diskutojmë dhe në cfarë kornizash. Kjo është më e rëndësishmja. Ne mund të takohemi nëse ka vullnet të mirë. Mund të flasim në videokonferencë ose të takohemi në një vend të tretë.
Në qendër të përplasjes është dislokimi muajin e kaluar i anijes së kërkimeve Oruc Reis dhe flotës të luftanijeve që e shoqëronin atë në ujërat e diskutueshëm afër ishullit grek Kastelorizo. Zyrtarët turq i dhanë fund misionit një mujor dhe urdhëruan kthimin e anijes fundjavën e kaluar për mirëmbajtje dhe furnizim’, është shprehur Erdogan.

Erdogan, sinjalizoi po ashtu se Oruc Reis do të rikthehej në punën e saj ndërsa tha se tërheqja ishte e qëllimshme”, Një tjetër anije turke ndërkohë vazhdon kërkimet për naftë dhe gaz pranë qipros deri më 12 tetor, pavarësisht apeleve ndërkombëtare për tërheqje.

Top Channel