Dy të vdekur dhe 14 të plagosur nga të shtënat masive gjatë një feste në New York

19/09/2020 11:38

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave gjatë një feste në oborrin e një shtëpie në New York.

Sipas mediave të huaja, shefi i Përkohshëm i Policisë, Mark Simmons, u ka thënë gazetarëve se një burrë dhe një grua, të moshës midis 18 dhe 22 vdiqën gjatë incidentit në qytetin e Rochester, në veri të shtetit të New York-ut, herët të shtunën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se 14 të tjerët të plagosur u dërguan në dy spitale të ndara dhe për fat të mirë, asnjëri prej tyre besohet të ketë lëndime të rrezikshme për jetën.

Duke folur pranë skenës së krimit, i cili dukej se shtrihej të paktën në një bllok, Simmons tha: ‘Kjo është me të vërtetë një tragjedi me përmasa epike’.

Oficerët nuk ishin në dijeni të festës dhe iu përgjigjën thirrjeve për të shtëna për t’u përballur me pamjen e ‘rreth 100 njerëzve’ që vraponin nga vendi i ngjarjes, tha Simmons.

Ai shtoi: ‘Kjo është edhe një tragjedi tjetër ku individët po bëjnë këto festa shtëpiake të paligjshme, të pa sanksionuara që ndodhin në këto prona, të cilat – numër një – nuk është e sigurt për shkak të COVID-19, për shkak të kushteve. Dhe pastaj ju shtoni alkool dhe dhunë dhe thjesht bëhet një katastrofë’.

Shefi i përkohshëm tha se asnjë i dyshuar nuk ishte në paraburgim, duke shtuar se është shumë herët për të treguar nëse bëhej fjalë për të shtëna nga një ose më shumë persona. Marre nga Telegraf

Top Channel