Përfaqësuesja e Argjentinës kthehet për të luajtur një ndeshje zyrtare pas shkëputjes prej pandemisë së Koronavirusit dhe do ta bëjë me Leo Messi në mesin e të grumbulluarve. “Ylli” i Barçës është pjesë e listës me 30 lojtarë që do të vihen nën urdhrat e Lionel Scalonit. Ftesë kanë marrë edhe dy “yjet” e Serisë A, Dybala dhe Lautaro Martinez, si dhe Giovanni Simeone i Cagliarit.

Argjentina do të përballet me Ekuadorin më 8 tetor, në shtëpi, dhe më pas do të udhëtojë për transfertën me Bolivinë.

 Futbollistët e grumbulluar nga Scaloni:

Emiliano Martínez, Musso, Marchesín, Foyth, Saravia, Pezzella, Balerdi, Otamendi, Nehuén Pérez, Kannemann, Tagliafico, Acuña, Medina, Paredes, Guido Rodríguez, De Paul, Palacios, Lo Celso, Domíng, Domíng Dybala, Ocampos, Nicolás González, Mc Allister, Alejandro Gómez, Correa, Alario, Lautaro Martínez, Giovanni Simeone dhe Pavón.

Top Channel