Dialog me shtensionim të menjëhershëm dhe praktik të situatës, ose sanksione për Turqinë. Ne jemi të gatshëm plotësisht për dialog, por pa devijime – thotë ministri i jashtëm grek Nikos Dendias në një intervistë për mediat greke vetëm pak ditë para takimit të këshillit evropian.

Zgjidhja – thotë ai – është në dorën e Turqisë. Dialog ose listë sanksionesh që tashmë janë të hartuara. Ministri i jashtëm nënvizon se në mënyrë që të ketë diskutime domethënëse, provokimet duhen ndalur. Por nëse diskutimet nuk do të çojnë në një zgjidhje, ekziston edhe opsioni për t’iu drejtuar një gjykate si psh ajo e Hagës, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë është ngritur për të zgjidhur pikërisht mosmarrëveshjet që palët nuk mund ti zgjidhin. Sigurisht që apeli në Hagë presupozon që palët kanë nënshkruar deklaratën e njohjes së juridiksionit të saj dhe Turqia nuk e ka bërë këtë”.

Duke iu referuar hapave të radhës, Dendias nënvizon se ministria e jashtme po punon për hapat e nevojshëm për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare, fillimisht në jon, ndërsa më pas do të ketë përgatitje edhe për zonat e tjera.

Qëllimi ynë është që gradualisht të delimitojmë, gjithnjë në kuadër të ligjit ndërkombëtar, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, atje ku duhet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, është momenti i duhur që Greqia të ndjekë hapa të mëtejshëm”.

Në përfundim ai flet edhe për mburojën mbrojtëse të vendit, që sipas tij, nëse bëhet me planifikim të duhur mund të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë është ngritur për të zgjidhur pikërisht mosmarrëveshjet që palët nuk mund ti zgjidhin. Sigurisht që apeli në Hagë presupozon që palët kanë nënshkruar deklaratën e njohjes së juridiksionit të saj dhe Turqia nuk e ka bërë këtë

Qëllimi ynë është që gradualisht të delimitojmë, gjithnjë në kuadër të ligjit ndërkombëtar, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, atje ku duhet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, është momenti i duhur që Greqia të ndjekë hapa të mëtejshëm”.

Top Channel