Video-Qafë-Thanë/ Merr flakë “Audi” në ecje, shpëton për mrekulli familja! Ngjarja bën radhë makinat

19/09/2020 14:07

Një makinë audi A6 ka marrë flakë në Qafë Thanë në ngjitje.

Top Channel mëson se makina audi A6 është nxehur në ngjitje të Qafë Thanës dhe më pas ka marrë flakë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga incidenti pasi personat që udhëtonin në të kanë arritur të dalin para se ngjarja të merrte përmasa tragjike. Në makinë udhëtonin, një burrë grua dhe një fëmijë.

Mësohet se në vendngjarje është ndaluar qarkullimi, që ka bërë që radha e makinave të jetë e gjatë siç shihet dhe nga pamjet që Top Channel sjell, ndërsa ka mbërritur dhe zjarrfikësja për të shuar flakët.

Top Channel