Pas deklarimeve me një gjuhë kërcënuese dhe ultimative ndaj Edi Ramës të premten, Presidenti Ilir Meta edhe këtë të shtunë u përfshi në debatet për amendimet e kodit zgjedhor.

Kreu i shtetit u kërkon aktorëve politik të hapin  listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Postimi i Metës

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind!
Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”. ??

Top Channel