Zgjedhjet lokale në Itali/ E djathta ekstreme në avantazh, koalicioni që mbështet Conte-n po humb terren

19/09/2020 01:44

Të djelën dhe të hënën, në shtatë rajone të Italisë mbahen zgjedhjet lokale- testi i parë i madh elektoral ky për koalicionin e brishtë kombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit.

Sipas The Guardian, e djatha ekstreme ka avancuar ndjeshëm dhe po përgatitet për një fitore të konsiderueshme. Edhe pse italianët e kanë aprovuar përgjithësisht mënyrën sesi u trajtua pandemia prej qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte, popullariteti i tij është zbehur javët e fundit pas vendimit për rihapjen e shkollave si dhe sfidat e mëdha ekonomike.

Nga ana tjetër edhe aleatët e qeverisë, Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe partia Demokratike, janë dobët në nivelin rajonal krahasuar me koalicionin e drejtuar prej ish ministrit të brendshëm Matteo Salvini. Një kandidat me  “Fratelli d`Italia”, partia  e vogël e ekstremit të djathtë që garon në koalicion me Ligën e Salvinit dhe Forza Italian e  Silvio Berlusconi, duket se po projekton një triumf të qartë në rajonin qendor të Marche-s, ç’ka do t`i jepte fund 25 viteve të sundimit të majtë atje.

Në këtë zonë, ekstremi i djathtë i ka mëshuar fort çështjes së emigracionit, sidomos që prej 2018-tës, kur 18 vjeçarja Pamela Mastropietro u vra, siç thuhet, nga një emigrant i paligjshëm.

Top Channel