E mërkurë, 22 Korrik 2020
17:33
Studimi i ADN-së: Lakuriqët ndihmojnë në kurimin e koronavirusit, kancerit dhe ndalimin e plakjes

Një studim i ri i ekspertëve holandezë të Institutit Max Planck në Nijmegen, ka marrë në konsideratë disa nga aftësitë e pabesueshme shqisore të lakuriqëve të natës, me anë të hartimit të të ADN-së së tyre.

17:32
Rovena Dilo në Top Talk: Paga e luftës, tallëse. Arti nuk mund të katandiset për bukë goje

Në emisionin “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar këngëtarja e njohur Rovena Dilo. Gjatë fjalës së saj, këngëtarja e quajti tallëse, shumën prej 26 mijë lekë të rejash e vendosur nga qeveria gjatë kësaj pandemie. Ajo tha se me 26 mijë lekë të reja nuk mund të bësh asgjë. Ndërsa shtoi se do të ishte mirë që aktivitetet muzikore të rifillonin, por me publik të kufizuar, për të frenuar përhapjen e virusit.

17:09
Dj Sardi: Jeta e natës po bëhet ditën, ndalimi i muzikës i pamenduar. Qeveria ta ridiskutojë me grupet e interesit

Në emisionin “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar DJ i njohur Sardi Shehu. Për të qëndruar në sinkroni me situatën e krijuar nga COVID-19, qeveria mori vendimin për të ndaluar klubet e natës të përdorin muzikë pas orës 20:00.

16:53
SHBA: Presidenti Trump shpreh mbështetje për përdorimin e maskës

Ndërsa numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet dhe anketat tregojnë se shumica e amerikanëve nuk e miraton mënyrën se si po e menaxhon ai pandeminë, Presidenti Donald Trump rifilloi të martën konferencat e shtypit për koronavirusin dhe shprehu mbështetjen më të fortë deri sot për përdorimin e maskave.

16:44
Gjyqi/ Amber Heard: Johnny Depp hidhte shishe drejt meje si granata, në tre ditët e ferrit

Ish-gruaja e yllit të Hollywood Johnny Depp, Amber Heard, akuzon aktorin se ai ka lëshuar drejt saj “si granata” të paktën 30 shishe vere e uiski, gjatë tre ditëve të tmerrit kur kishte pirë pareshtur.

16:44
Paralajmërimi i Yuri Kim për partitë: Kujdes me kandidatët, do të mbani përgjegjësi! Mos nxitni korrupsionin!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka paralajmëruar të gjithë partitë të kenë kujdes me kandidatët që do fusin në zgjedhje.

16:39
Fotot/ Ky është iraniani që u shpall i padëshirueshëm në Shqipëri, vëzhgonte kampin e Muxhahedinëve në Manzë

Ky që shihni në këtë foto është 29-vjeçari, Danial Kassrae, i cili është shpallur i padëshiruar nga autoritetet vendase dhe pritet të dëbohet drejt Italisë në orët në vijim.

16:38
Foto/ Shtëpia iu përfshi nga flakët, momenti kur fëmijët e mitur hidhen nga kati i tretë për të shpëtuar

Dy fëmijë kanë arritur të mbijetojnë pasi u hodhën pothuajse nga 15 metra lartësi, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

16:31
Përkujtohet Martin Camaj/ 95 vjetori i lindjes mes debateve të ditëve të fundit për figurën e tij

Martin Camaj do të festonte 95 vjetorin e lindjes. I quajtur si poet i lartësive, emri i tij së fundmi ka qenë nën furtunën e një debati lidhur me të ashtuquajturën mitizim të rremë të figurës së tij apo lidhjeve të tij me Sigurimin e Shtetit.

16:29
SHBA, 1,95 miliardë dollarë për dy kompani që testojnë vaksinën

Kompania Pfizer dhe firma gjermane BioNTech SE njoftuan të mërkurën se do të marrin 1,95 miliardë dollarë nga qeveria amerikane për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milion doza të vaksinës së tyre për COVID-19n.

16:21
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima dhe 68 raste të reja

3 viktima dhe 68 raste të reja në 24 orët e fundit janë shënuar në vend. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

16:16
“Rrënjë Shqiptare” dhe Marin Mema pas Shijakut, dorëzojnë shtëpi të reja ne Tapizë, Bubq, Ishëm

Pas rindërtimit të shtëpive të reja në Likesh të Shijakut, organizata Rrënjët Shqiptare dhe gazetari Marin Mema i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re edhe familjes Qehaja në fshatin Tapizë të Krujës.

15:52
Arrestohen 4 persona në Tiranë, procedohen penalisht 5 të tjerë! Ja për çfarë akuzohen

TIRANË – 4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, dy prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim. Ndërkohë sipas policisë 5 persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë.

15:45
Edhe 6 persona të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë, kanë humbur jetën 6 persona.

15:37
Bllokohet kufiri me Greqinë/ Telashe për ata që u lejohet të kalojnë me aplikacionin e regjistrimit

Që prej mesnatës së djeshme, shumë qytetarë që zotërojnë një mjet identifikimi grek apo i përkasin komunitetit homogjen në Shqipëri kanë tentuar që të hyjnë në Greqi prej pikëkalimit të Kakavijës, por shumë njerëz kanë ngelur të izoluar midis tokës shqiptare dhe asaj greke pasi nuk kishin plotësuar formën e detyrueshme të aplikimit online.

15:31
Konflikti për pronën/ Shkodër, 31 familje përplasen me zyrën e përmbarimit

Çështja e pronësisë, ka çuar në përplasje fizike mes disa familjeve në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës dhe zyrës së përmbarimit.

15:26
SHBA urdhëron mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar mbylljen brenda tre ditësh të konsullatës kineze në Houston, duke përmendur si arsye nevojën për të mbrojtur pronësinë intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve.

15:26
Robert Ndrenika: Pashë projektin e Teatrit të Ri, do jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro të Evropës

Ikona e Teatrit Kombëtar, Robert Ndrenika ka ripohuar mbështetjen e tij për ndërtimin e teatrit të ri.

15:17
Vota e studentëve/ Paraqitet në Kuvend nisma për përfaqësimin e tyre në 30%

Pas refuzimit të kërkesës së studentëve në protestat e dhjetorit për rritjen e peshës në votime në 50%, tashmë është Qëndresa Qytetare qe ka depozituar në kuvend një nismë ligjore për te ndryshuar peshën e përfaqësimit te studentëve në zgjedhje në IAL-të në 30%.

15:14
Shpërthim në fabrikën e gazit sulfuror/ Në ish-metalurgjikun e Elbasanit plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim në një fabrikë në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan ka shkaktuar plagosjen e 3 punëtorëve, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

15:00
Ekskluzive/ Një tjetër iranian “non grata”! Vëzhgonte kampin e muxhahedinëve në Manzë, pritet të dëbohet në orët në vijim

Një tjetër Iranian i dyshuar për veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve në Shqipëri është shpallur i padëshiruar nga autoritetet tona dhe pritet që të dëbohet nga vendi në orët në vijim. Personit në fjalë do ti ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.

14:53
Gjithçka çfarë duhet të dimë për infeksionet e veshit. Ja si trajtohet..

Infeksionet e veshit janë të shpeshta dhe më së shumti i hasim në moshat pediatrike (fëmijët). Infeksionet e veshit, ato të formës së lehtë, në përgjithësi nuk zgjasin më shumë se 3 ditë dhe në të tilla raste nuk është e domosdoshme të drejtoheni te mjeku.

14:50
Dhunë në familje e kultivim kanabisi, arrestohen dy persona në Vlorë

VLORË- Dy persona janë arrestuar në qytetin e Vlorës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

14:43
Inter gati të shesë te Manchester City mbrojtësin për 55 milionë euro

Inter është gati të shesë te skuadra e Manchester City mbrojtësin sllovak Milan Skriniar.

14:34
Belgjika shënon rritje të rasteve me COVID-19

Belgjika po shënon një rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri, paralajmëruan të mërkurën zyrtarët e shëndetësorë.

14:28
Mbappe i mbyll dyert Realit: Dua të fitoj trofe me PSG në 50-vjetorin e klubit!

Kylian Mbappe është i lumtur te PSG. Në një intervistë pas fitores 4-0 në miqësoren ndaj Celtic, ylli francez i Parisit konfirmoi dëshirën për të qëndruar në Parc Des Princes.

14:16
Covid-19/ Shtohet staf i ri në QSUT, Manastirliu: Përgatitje për hapjen e Covid-3

Rekrutohet staf i ri mjekësor në QSUT dhe janë drejt përfundimit përgatitjet për hapjen e spitalit Covid-3.

14:12
Mbi 15 milionë të prekur nga COVID-19 në të gjithë botën

Në të gjithë botën ka shkuar në rreth 15 milionë (15,123,688) numri i të prekurve me COVID-19 e në më shumë se 620 mijë i atyre që kanë ndërruar jetë duke humbur betejën me sëmundjen.

14:09
Opozita jashtëparlamentare i përgjigjet mazhorancës: Gati për Këshillin politik, të enjten ose të premten! Kemi humbur shumë kohë

Me anë të një tjetër emaili dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare kanë theksuar se ata janë gati për mbledhjen e Këshillit politik të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00.

14:00
Në pritje të Champions/ Futbolli me tifozë, PSG jep show

Kampionati francez i futbollit ishte i pari mes ligave kryesore evropiane që mori vendimin drastik për të anuluar sezonin e për të vendosur aforfe.

13:54
Kosovë/ Tetë mjekë anesteziologë të QKUK-së janë infektuar me koronavirus

Në Kosovë, në mesin e punonjësve shëndetësorë që janë infektuar me koronavirusin e ri, bëjnë pjesë edhe 8 mjekë anesteziologë dhe 30 infermierë të Klinikës së anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

13:52
“Vendosni Kosovën në hartë”/ Dua i përgjigjet “furtunës” së komenteve: Nuk pata qëllim të nxisja urrejtje

Dua Lipa i është përgjigjur “furtunës” së komenteve që shkaktoi ftesa e saj nga Instagrami drejtuar kompanisë amerikane Apple për të vendosur Kosovën në hartën e tij.

13:51
Damian Gjiknuri ‘email’ opozitës jashtëparlamentare: Konfirmoni pjesëmarrjen për sot, takohemi sërish nesër…

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në këshill politik, me anë të një emaili dërguar anëtarëve të Këshillit Politik ka thënë se mazhoranca është dakord që të takohen të enjten dhe të premten edhe me opozitën jashtë parlamentare.

13:46
‘Të gjithë grupet Parlamentare do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit’, Hajdari: Në tryezën e Këshillit Politik së bashku me Murrizin…

Deputetja, Rudina Hajdari me i është përgjigjur kërkesës për mbledhjen e Këshillit Politik, pasditen e sotme. Hajdari shprehet se është dakord që kjo mbledhje të zhvillohet sot në orën 17:00 dhe ajo do të jetë e pranishme.

13:37
Testime për Covid-19 me algoritëm/ Doni të udhëtoni nëpërmjet pikave kufitare me Greqinë?  Policia njoftim të rëndësishëm

Policia e shtetit me anë të një njoftimi zyrtarë ka sqaruar të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nëpërmjet pikave kufitare me Greqinë se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me shtetin fqinj do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.

13:33
Rita Ora shfaqet me bluzën seksi, e ëma i lë komentin epik në shqip: Hajde ta qepi… (FOTO)

Ajo e kaloi karantinën duke punuar për projektet e reja muzikore. E Rita Ora bëri shaka se po shpërqendrohej nga procesi për shkrimin e teksteve të reja, teksa pozoi pranë një arushi gjigant prej pelushi.

13:32
Fshati me 29 vetë/ Lind mes Covid-it foshnja e parë në 8 vjet

Banorët e fshatit më të vogël të Italisë po festojnë ardhjen në jetë të një banori të ri – Denisit, foshnja e parë që ka lindur atje në tetë vjet.

13:31
Rritet numri i hyrje-daljeve në doganën e Kapshticës

Vijon normalisht puna në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

13:29
Rriten sërish tensionet me Greqinë/ Sa legjitime janë pretendimet e Turqisë

Dëshira e Ankarasë për të zgjeruar zonat e saj detare i ka rritur sërish tensionet me Greqinë.

13:26
Hoti: Të enjten në Bruksel hartohet drafti i marrëveshjes për personat e pagjetur

Në takimin që është planifikuar të mbahet të enjten ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, në Bruksel, do të hartohet drafti i marrëveshjes finale për çështjen e personave të pagjetur, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

13:22
Rama i përgjigjet opozitës jashtëparlamentare: Pranoni realitetin, mos kushtëzoni Këshillin Politik…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike, lidhur me tryezën e Këshillit Politik, duke thënë se duhet pranuar realiteti dhe të mos vendosin kushte.

13:21
Vrasja në Patos, Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Fierit vendosi masën arrest me burg për Alionid Saliajn, autori i ngjarjes se rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Patos të Fierit.

13:12
Covid-19, ndërron jetë një shqiptare në Greqi/ Arkivoli do vuloset, rregullat që do ndiqen për një varrim të sigurt

Ka shkuar në 199 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi.

12:59
Reforma Zgjedhore/ Opozita e Bashkuar pranon ftesën e Ramës, por ka një kërkesë!

Ka ardhur përgjigjja nga Opozita e Bashkuar për ftesën publike të kryeministrit Edi Rama rreth vijimit të dialogut sa i takon Reformën Zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik.

12:53
Aksident fatal në Berat/ Përplaset nga makina, ndërron jetë 61-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

12:46
Covid-19, frikë në Kadastrën e Durrësit/ 2 punonjëse s’janë paraqitur në punë, stafi ndjehet i rrezikuar

Punonjësit e Kadastrës së Durrësit gjenden sërish nën frikën e infeksionit nga SARS-CoV-2.

12:40
Kontrabandimi i kafshëve/ Po fuste në Shqipëri 11 kuaj, kapet 65-vjeçari

Vijon puna nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Korçë dhe Policinë Kufitare greke, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

12:37
E bukur dhe elegante si gjithmonë, e gjithë vëmendja te 55-vjeçarja Bellucci (FOTO)

Ajo e nisi karrierën si një modele para se të kthehej në një aktore të suksesshme. Është fjala për Monica Bellucci-n e cila edhe pse 55 vjeçe është ende në super formë dhe shumë elegante.

12:26
Kundërshtohet shtyrja e moratoriumit/ Gjuetarët e Elbasanit peticion kundër ndalimit edhe për 5 vjet

Shoqata e Gjuetarëve të Elbasanit ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ministrit të Mjedisit për të shtyrë me 5 vite të tjera moratoriumin e gjuetisë.

12:25
Përfundon takimi i ambasadores Yuri Kim me Presidentin Meta

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka përfunduar takimi mes ambasadores Yuri Kim dhe Presidentit Meta, që zgjati për rreth 1 orë e 15 minuta.

12:22
Takim me 10 maturantët më të mirë, Shahini: Më la mbresë fakti se …

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar në ambientet e MASR një takim me 10 maturantët me rezultatet më të larta në Maturën Shtetërore 2020 në të gjithë vendin.

12:21
Kardhiq-Delvinë, tuneli do ndërtohet/ Kompania me ofertën më të ulët fiton të drejtën

Tuneli i rrugës së re Kardhiq-Delvinë merr zgjidhje.

12:08
Rikthehet NBA-ja, kjo është ndeshja e parë

Pas disa muajsh pritjeje, sezoni i NBA-së do të rifillojë sonte.Ndeshja hapëse do të jetë midis La Clippersit dhe Orlando Magic-ut.

12:00
Rrahën nënën e autorit/ Vrasja e 46-vjeçarit në Fier, del para Gjykatës vrasësi

Mbërrin në Gjykatën e Fierit Aliond Saliaj, autori i ngjarjes se rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Patos të Fierit.

11:53
“Filloi lufta”! SHBA urdhëron Kinën të mbyllë konsullatën në Houston!

Shtetet e Bashkuara urdhëruan Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston, një lëvizje kjo e përshkruar nga Pekini si “provokim politik” dhe nga Washingtoni si “përpjekje për të mbrojtur pronën intelektuale amerikane”.

11:48
Për të gjithë ju që po e prisnit me padurim, “La Casa de Papel” rikthehet me një sezon të ri

“La Casa De Papel”, është një ndër serialet më të pëlqyera të momentit. Ai ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

11:43
Pejë, 6 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë të konifrmuar dhe si të dyshuar me Covid-19.

11:40
Do frenojmë plakjen??? Shkencëtarët, vetëm një hap larg!

Plakja është e pashmangshme, por shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë mund të jenë një hap larg të vonuarit të këtij procesi.

11:28
Marrëdhënie të pahijshme me dikë nga stafi, shkarkohet ministri i Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shkarkuar një ministër të kabinetit të saj për marrëdhënie të pahijshme me një prej stafit të tij.

11:28
Covid-19/ Anulohet ceremonia qendrore e ndarjes së çmimeve Nobel

Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel, thotë se për shkak të pandemisë koronavirusit, ka anuluar ceremoninë tradicionale, që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në Sallën e qytetit të Stokholmit.

11:27
Do mbeteni pa fjalë! 11 rezidencat luksoze dhe të shtrenjta të yjeve të ekranit (FOTO)

Njerëzit zakonisht krijojnë një shtëpi në mënyrë që të jetë sa më e rehatshme e mundur. As personazhet e famshëm nuk bëjnë përjashtime.

11:20
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim takim me Ilir Metën në Presidencë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pas takimit të një dite më parë bashkë me 4 ambasadorë të vendeve të BE-së, në selinë e qeverisë me kryeministrin Edi Rama, paraditen e kësaj të mërkure ka bashkëbiseduar me presidentin Ilir Meta. 

11:19
Kanye West vijon me deklaratat shokuese, ka dashur të divorcohej nga Kim kur…

Kanye West ka vijuar me rrëfimet e tij shokuese në “Twitter”. Reperi i njohur ka zbuluar së fundmi se para dy vitesh ka dashur që të divorcohej nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian.

11:00
Operacioni antidrogë me Italinë/ 16 të arrestuar, policia jep detajet: Dy u prangosën në Shqipëri

Policia ka dhënë detaje të reja nga operacioni i madh antidrogë “Rivera”, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, ku bën me dije se kanë rënë në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.

10:48
Hulumtimet e fundit rrisin shpresat për një vaksinë kundër COVID-19

Të dhënat paraprake nga tre vaksinat potenciale kundër COVID-19, përfshirë atë të Universitetit të Oksfordit, e kanë rritur besimin se ato mund të trajnojnë sistemin imunitar për të identifikuar dhe luftuar koronavirusin pa ndonjë efekt të rëndë anësor.

10:44
Korçë/ Vidhnin banesa e biznese, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë si të dyshuar për vjedhjen e 9 banesave dhe bizneseve.

10:40
Rrjedhje gazi, plagosen 3 punëtorë në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan (DETAJE)

Pak minuta më parë, tre punëtorë janë plagosur gjatë punës në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan.

10:34
Emina Cunmulaj realizoi testin e Covid-19 dhe filmoi gjithçka: Ndihesh sikur do të dalin sytë vendit

Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën për ndjekësit e saj në Instagram.

10:30
Sulm në një funeral në Chicago! Plagosen 14 persona

Së paku 14 persona u plagosën gjatë një sulmi në Chicago të SHBA-ve.

10:27
Një tërmet 7,8 ballë godet Alaskën!

Një tërmet me fuqi prej 7,8 ballë goditi shtetin Alaska të SHBA-ve.

10:26
Thaçi: Vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deklaroi se populli i Kosovës gjithnjë i ka besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër që ende nuk ka drejtësi për gjenocidin e shtetit serb të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.

10:24
Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.367 vdekje, në Meksikë 915 dhe në Indi 648, transmeton Anadolu Agency (AA).

10:22
Kur Covid-19 vjen nga turistët! Spanja në alarm, një britanike mund të shkaktojë vatër të re

Një grua britanike ka mbjellë frikë në Lanzarote pas mbërritjes nga Mbretëria e Bashkuar për pushime në këtë zonë të famshme të ishujve Canarie.

10:20
Lëvizje në Drejtoritë e Policisë Lezhë e Kukës, shkëmbehen titullarët

Lëvizje në Drejtoritë Vendore të Policisë së Lezhës dhe Kukësit.

10:16
Rasti i Festës Kombëtare/ Ruçi uron kryeparlamentarin e Egjiptit: Të rrisim bashkëpunimin

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit, Ali Abdel Aal Sayyed Ahmed, me rastin e 23 korrikut, Festës Kombëtare të Egjiptit.

09:59
Pak orë pas marrëveshjes, Rama apel opozitës jashtë parlamentare: Mos bojkotoni Këshillin Politik, të vijojmë me …

Ditën e djeshme u firmos marrëveshja politike për ‘Reformën Zgjedhore’ mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare. Pas shumë debatesh dhe kundërshtimesh, opozita Parlamentare ka rënë dakord që të firmos votimin e marrëveshjes së arritur më 5 qershor mes të gjithë palëve politike.

09:47
Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, shkatërrohet grupi kriminal i drogës

Një operacion ndërkombëtar antidroge mes Shqipërisë dhe Italisë është konkluduar në arrestimin e një grupi kriminal.

09:43
Mbyllet shërbimi ADISA në Fier, shkak një rast me koronavirus

Është mbyllur prej mesditës së djeshme shërbimi i ADISA-s në Fier.

09:37
Shqiptarët dhe të huajt mbesin të bllokuar në pikëkalimin e Kakavijës

Në pikëkalimin e Kakavijës është pezulluar që prej mëngjes kalimi i të gjithë shtetasve të lejuar sipas protokollit të masave të qeverisë greke.

09:33
Londra nuk është vend për pastrimin e parave ruse, thotë një ministër britanik

Londra, si qendër kryesore botërore financiare, nuk është vendi për të pastruar paratë ruse, tha Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps.

09:25
Mali i Zi sërish shpall epideminë e koronavirusit

Autoritetet e Malit të Zi e kanë shpallur sërish epideminë e koronavirusit në tërë territorin e vendit. Njoftimi është bërë nga ana e qeverisë malazeze.

09:11
Ushtronte aktivitetin në kundërshtim me masat antiCovid, ndëshkohet pronari i lokalit në Durrës

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 vijojnë kontrollet nga strukturat policore në të gjithë vendin.

09:06
“Rritje e infektimeve në Ballkan”/ DW: Pakujdesia dhe mos përfillja e rregullave të Coronës …

Në shumë vende të Evropës Juglindore ka një rritje të konsiderueshme të infektimeve të reja. Një nga arsyet: pakujdesia e shumë njerëzve dhe mospërfillja e rregullave të Coronës.

08:55
Presidenti Trump: Koronavirusi ka gjasa të përkeqësohet më tej, përpara se të përmirësohet

Presidenti Donald Trump, i cili rifilloi të martën seancat e përditshme të informimit për pandeminë e koronavirusit, tha se me numrat e rasteve që po rriten në të gjithë vendin, “Me të gjitha gjasat, fatkeqësisht (situata) do të përkeqësohet para se të përmirësohet”.

08:49
​10-vjet nga vendimi i GJND, Osmani: Nder që përfaqësova Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi 10-vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

08:42
OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të largohen dhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme

Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona.

08:33
Shqipëria renditet ndër shtetet e Europës që ka nivelin më të ulët të vdekjeve, në raport me popullsinë

Shqipëria renditet ndër shtetet e Europës që ka nivelin më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT.

08:26
Shifrat e frikshme në rritje, mjeku Tritan Kalo bën sërish apel: Covid gjallon vrullshëm mes nesh

Gjendja në spitalet COVID në vendin tonë vijon të jetë kritike sipas informacioneve të dhëna nga Ministria e Shëndetsisë me 14 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

08:10
Aviatori që bëri fluturimin e parë i vetëm rreth botës

Aviatori amerikan Wiley Post, më 22 korrik të vitit 1933, përmbushi fluturimin e parë i vetëm rreth botës.

07:57
Ujdia e samitit – Kthesë epokale në Bashkimin Evropian

Pandemia e detyroi BE të marrë hapa të jashtëzakonshëm. Për mënyrën si i merr vendimet BE, vendimi për paketën historike financiare ishte i shpejtë. Ky solidaritet do ta ndryshojë përgjithmonë BE, mendon Bernd Riegert.

07:41
Vapë dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:24
Vullnetarët dalin nga spitali, drejt aprovimit vaksina e Rusisë për Covid

Vullnetarët të cilët morën pjesën në testet klinike të vaksinës ruse për Covid-19 kanë dalë nga spitali ushtarak ku mbaheshin në Moskë. Konkluzioni se sa mirë ka funksionuar pritet që të publikohet në Gusht.

07:00
Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse flini të uritur

E keni parasysh atë zhurmën karakteristike të urisë? Të duket sikur në stomak kanë plasur trazirat të cilat gjithësesi mendoni se mund t’i injoroni kur nevoja për gjumë është më e madhe. Por të dhënat tregojnë se nëse flini të uritur, atëherë po dëmtoni organizmin. Sipas këtyre të dhënave janë një sërë dëmesh që gjumi me stomakun bosh i bën organizmit, të cilat i gjeni më poshtë në këtë artikull.

06:39
4 mënyra natyrale si të largoni rrudhat nga fytyra

Sa herë që qeshni, shprehni një emocion apo qëndroni shumë në diell një vijëzim i ri shtohet në fytyrën tuaj. Ky proces është sa natyral që shfaqet e kalimin e moshës, aq edhe i sforcuar nga faktorë të jashtëm, por i menaxhueshëm. Nëse doni të ngadalësoni rrudhat e tepërta në fytyrë mjafton të hidhni sytë nga vitaminat natyrale. Në këtë artikull ju mësohen 4 mënyra të thjeshta se si të largoni lehtë rrudhat e moshës me produkte shtëpie.

06:18
Muskuj të fortë për imunitet më të fuqishëm, kujdesi që ju duhet

Një studim i kryer së fundmi nga Qendra e Kërkimeve për Kancerin në Gjermani, arriti në përfundimin se muskujt luajnë një rol thelbësor tek imuniteti. Kur trupi preket nga sëmundjet e rënda shoqërohet më një humbje të masës muskulore dhe dhjamore.

05:51
Austria e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve

Qeveria e Austrisë tha se do të rivendosë masën e mbajtjes së maskës brenda dyqaneve dhe në disa vende të tjera, pasi autoritetet e vendit janë shqetësuar me rritjen e rasteve të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.

05:29
Pompeo: SHBA-ja synon krijimin e një koalicioni global kundër Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës. Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të çuar më tej interesat e veta.

05:05
Trump jep alarmin: Koronavirusi ka gjasa të përkeqësohet më tej, përpara se të përmirësohet

Presidenti Donald Trump, i cili rifilloi të martën seancat e përditshme të informimit për pandeminë e koronavirusit, tha se me numrat e rasteve që po rriten në të gjithë vendin, “Me të gjitha gjasat, fatkeqësisht (situata) do të përkeqësohet para se të përmirësohet”.

04:37
SHBA/ Përplasje në diskutimet për paketën e re të ndihmave përballë COVID

Paketa e ardhshme e mbështetjes ekonomike në përgjigje të COVID-19 mund të arrijë në 1 trilion dollarë, ndërkohë që vazhdojnë negociatat mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit lidhur me fondet për të rihapur shkollat, për të mbështetur biznesin e vogël, për të shtuar testet për diagnostikimin e të infektuarve dhe për të furnizuar ekonominë me kesh ndërkohë që thellohet kriza ekonomike nga virusi.

04:04
Robotët në shërbimin ushqimor, garanci kundër Covid-19

Në kushtet e pandemisë, kur pronarët e restoranteve duhet të respektojnë distancën mes punonjësve në kuzhinë dhe me klientët, po rritet kërkesa për robotë që gatuajnë. Robotët që bënin pica apo hamburger ishin një pamje argëtuese para shfaqjes së koronavirusit, por tani po bëhen një domosdoshmëri për sigurinë kundër infeksionit.