Kundërshtohet shtyrja e moratoriumit/ Gjuetarët e Elbasanit peticion kundër ndalimit edhe për 5 vjet

22/07/2020 12:26

Shoqata e Gjuetarëve të Elbasanit ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ministrit të Mjedisit për të shtyrë me 5 vite të tjera moratoriumin e gjuetisë.

Sipas kësaj shoqate, hapat që po ndjek qeveria janë të gabuara dhe asgjë nuk po bëhet për shtimin e faunës së egër, përkundrazi, këto vendime i kanë hapur rrugë gjuetisë së paligjshme.

Shoqata e Elbasanit, e cila numëron mbi 750 anëtarë i ka kërkuar qeverisë të miratojë draftin ligjor të paraqitur nga gjuetarët sipas një modeli Kroat ku edhe shteti gjeneron të ardhura.

Teksa prisnin 27 janarin për t’iu rikthyer pasionit të tyre pas 7 vitesh, tashmë gjuetarët po përgatiten për një peticion kundër çdo vendimi të mundshëm që e ndalon atë.

 

Top Channel