Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pas takimit të një dite më parë bashkë me 4 ambasadorë të vendeve të BE-së, në selinë e qeverisë me kryeministrin Edi Rama, paraditen e kësaj të mërkure ka bashkëbiseduar me presidentin Ilir Meta. 

Ky takim ka zgjatur 1 orë dhe 15. Presidenti Meta u kujdes ta përcillte vetë ambasadoren deri te dera e përparme e Presidencës.

Për momentin as presidenca dhe as ambasada amerikane nuk kanë bërë asnjë koment se çfarë ka kërkuar ambasadorja Kim dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur kreu shtetit për sa i përket dy votimeve të 23 dhe 30 korrikut, në parlament për kodin e ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese.

Presidenti Meta i është bashkuar kundërshtimeve te opozitës jashtë parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Javën e shkuar zoti Meta i vlerësoi ndryshimet kushtetuese si një  akt i njëanshëm që nuk do të njihet nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Ndryshimet e propozuara, theksoi president nëse vazhdojnë të shqyrtohen dhe të miratohen, përveç antikushtetuetshmërisë së procesit në vetvete, do të krijojnë përplasje të fortë me  dispozitën që i njeh kompetencën Presidentit të Republikës që emërimin e Kryeministrit ta pranojë nga partia apo “koalicioni” që ka marrë shumicën e vendeve pas procesit zgjedhor.

 

Top Channel