Marrëdhënie të pahijshme me dikë nga stafi, shkarkohet ministri i Zelandës së Re

22/07/2020 11:28

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shkarkuar një ministër të kabinetit të saj për marrëdhënie të pahijshme me një prej stafit të tij.

Sipas “New Zealand Herald”, Iain Lees-Galloway, ministri për marrëdhënie dhe siguri në vendin e punës, gjithashtu nuk është lejuar të kandidojë nën ombrellën e Partisë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.

“Ai nuk e kishte modeluar sjelljen që unë pres si ministër përgjegjës për vendosjen e një standardi dhe kulture në vendet e punës”, citon e përditshmja të ketë thënë Ardern.

Sipas ministrit të shkarkuar, marrëdhënia 12-mujore e Lees-Galloway me një anëtar të stafit të ministrisë përfundoi disa muaj më parë.

Dje, Ardern e thirri Lees-Galloway në zyrën e saj, ku ai pranoi marrëdhënien.

Në një deklaratë, Lees-Galloway kërkoi falje dhe tha se pranoi vendimin e Ardern për largimin e tij nga kabineti.

“Unë e pranoj vendimin e kryeministres dhe kërkoj falje absolutisht. Unë kam vepruar plotësisht në mënyrë jo të duhur në pozicionin tim dhe nuk mund të vazhdoj më si ministër”, tha ai.

Lees-Galloway, 41 vjeç, është i martuar me tre fëmijë dhe ka shërbyer në parlament që nga viti 2008.

Top Channel