Pak minuta më parë, tre punëtorë janë plagosur gjatë punës në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan.

Dyshohet se në fabrikën e prodhimit të gazit sulfuror ka shpërthyer një bombol dhe personat në fjalë kanë pësuar djegie.

Mësohet se një nga punëtorët është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë, shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel