Kanye West vijon me deklaratat shokuese, ka dashur të divorcohej nga Kim kur…

22/07/2020 11:19

Kanye West ka vijuar me rrëfimet e tij shokuese në “Twitter”. Reperi i njohur ka zbuluar së fundmi se para dy vitesh ka dashur që të divorcohej nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian.

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkroi të “Twitter” se ka dashur ta divorcojë bashkëshorten, që kur ajo u takua me ish-in e Nicky Minaj për të folur për reformën në drejtësinë penale.

“Unë jam përpjekur të divorcohem që kur Kim u takua me Meek në Warldolf për “reformën e burgut”, u shpreh ai duke iu referuar kohës kur ish-i Nicky Minaj dhe Kim u bashkuan për të folur në Samitin inaugurues të Reformës në Drejtësinë Penale në Los Angeles në nëntor 2018.

Madje Kanye nuk e ka lënë me kaq. Pasi babai i katër fëmijëve me Kim, akuzoi edhe vjehrrën Kris Jenner për “supremaci të bardhësh”, ndërsa ndau mesazhet private që i kishte dërguar asaj, ku i kërkonte që të flisnin ose ndryshe do t’i shpallte luftë.

Këto deklarata shokuese për publikun, vijnë pas komenteve të çuditshme të bëra nga West ditët e fundit, i cili zbuloi gjithashtu se Kim e kishte konsideruar të abortonte vajzën e tyre North, e cila tani është 7 vjeçe.

“Unë desh vrava vajzën time”, u shpreh ai duke qarë, në nisje të fushatës presidenciale. Sjellja e reperit në javët e fundit ka ngritur shqetësimin se ai është në mes të një krize të shkaktuar nga çrregullimi i tij bipolar – një gjendje për të cilën ka folur publikisht në të kaluarën.

Ndërkohë mediat e huaja shkruanin dje se Kim po e përjeton shumë keq këtë situatë dhe mendon se partneri i saj vuan nga bipolariteti. Të gjithë mendojnë se martesa e tyre nuk do t’i mbijetojë dot kësaj krize.

“Ka dashur ta ndihmojë shumë Kanye-n, të qetësohet dhe të kontrollojë reagimet e tij në publik. Familja besoj se West vuan nga bipolariteti. Ai nuk dëshiron të marrë mjekime sepse mendon se ato i ulin kreativitetin, megjithatë ajo që ka pohuar për vajzën e tij, North i ka shokuar të gjithë. Kim ka punuar shumë për ta ndihmuar dhe nuk do ta lejojë West t’ia bëjë këtë fëmijëve të tyre”- kanë treguar burimet.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel