Rrahën nënën e autorit/ Vrasja e 46-vjeçarit në Fier, del para Gjykatës vrasësi

22/07/2020 12:00

Mbërrin në Gjykatën e Fierit Aliond Saliaj, autori i ngjarjes se rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Patos të Fierit.

31 vjecari Aliond Saliaj qëlloi për thikë bashkëfshatarin Përparim Seati 46 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Konflikti i përgjakshëm kishte nisur disa orë më parë kur vëllai i viktimës dhe kushëriri i tij kishin shkuar në banesën e Saliajt duke rrahur nënën e moshuar të autorit.

Vëllai dhe nipi i viktimës, Agron Seati dhe Gazmir Seati, akuzohen se kanë goditur me mjete te forta nënën e autorit, 61-vjeçare.

Pritet vendimi i Gjykatës së Fierit për tre të arrestuarit.

Vrasja e 46-vjeçarit në Fier, policia zbardh krimin: Vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën 61-vjeçare të autorit

Fier/ U godit me thikë mesditën e sotme, vdes në spital 46-vjeçari

Top Channel